Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në parkingun e Megatek. Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur mes dy personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin.

Sakaq, policia po vijon punën për zbulimin e identitetit të të plagosurit, pasi ai nuk është treguar bashkëpunëtor.

Ndërkohë, autori i plagosjes është arratisur nga vendngjarja, ndërsa policia po këqyr kamerat e sigurisë.