Connect with us

Politike

Berisha: Rama rreshtohet krah Vuçiç dhe Putinit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës dhe reagimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për situatën.

Berisha nënvizoi reagimin sipas tij të vonuar të kreut të qeverisë, dhe shtoi se në vend që të akuzonte si fajtorë për nxitjen e situatës presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb Aleksandër Vuçiç, akuzoi disa fshatarë serbë të cilët janë kundër Albin Kurtit.

Postimi:

Edi Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rrjeshtohet me Putinin dhe serbomadhin Vuçiç!

Te dashur miq, situata konfliktuale ne Veri te Kosoves e krijuar nga Putini i Vogel i Beogradit, Aleksander Vuçiç, i cili kercenoi me pergjigje vdeksore dhe konflikt qeverine e Kosoves dhe NATO-n ne rast se do zbatoheshin marreveshjet e reciprocitetit per targat dhe leternjoftimet serbe ne Kosove.

Pas ketyre deklaratave, dje mbasdite dhe ne darke ne Veriun e Kosoves banda serbesh u rane sirenave te luftes, bllokuan rruget me barrikada dhe shkrehen bresheri armesh mbi policine e Kosoves.

Kjo gjendje konflikutaliteti u perball me nje reagim te fuqishem nderkombetar, ne radhe te pare te NATO-s, e cila ka ne mbrojtje direkte Kosoven dhe, nepermjet KFOR-it deklaroi se ishte e gatshme te nderhynte ne rast se rrezikohej stabiliteti i Kosoves.

Po keshtu reagoi Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian me perfaqesuesin e larte te politikes se jashtme dhe sigurise, Jozef Borrel, i cili kerkoi heqjen e menjehershme te barrikadave te vendosura ne rruget e komunave te Kosoves se Veriut dhe vendkalimet kufitare nga bandat e Vuçiç.

Gjithashtu reagoi ambasada e SHBA ne Prishtine, cila vleresoi te ligjshme vendimet e qeverise se Kosoves per reciprocitetin per letrenjoftimet dhe targat e leshuara ne Serbi por kerkoi shtyrjen me nje muaj te zbatimit te tyre, kerkese te cilen qeveria e Kosoves e pranoi.

Reaguan te gjitha forcat politike shqiptare kudo qe jane ne mbeshtetje te qeverise se Kosoves.

Ashtu siç pritej, ne anen e Serbise dhe Vuçiçit u rrjeshtua menjehere Putini dhe qeveria e tij, i cili ben gjithçka per nxitjen e konfliktit ne rajon.

Por ndaj ketyre kercenimeve luftenxitese te serbomadhit Vuçiç, ne nje akt te turpshem vasaliteti te plote ndaj padronit, heshti per 24 ore si fija e barit Edi Rama.
Kurse pas 24 oreve, ai doli hapur ne mbrojtje te Putinit te Madh dhe Putinit te Vogel duke e paraqitur ceshtjen jo te nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim te marreveshjes nga serbet lokal per arsye te tyre.

Keshtu, Rama sot ne konference shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.

Me nje deklarate te tille Edi Rama, duke vleresuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç per pergjigje vdeksore ndaj Kosoves dhe kercenimit per konflikt ndaj perendimit ne rast se qeveria e Kosoves do te zbatonte marreveshjen per reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes luftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.

Me kete deklarate ky tradhetar inkurajon konfliktin ne Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç per zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusise, ai i thote komunitetit nderkombetar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfliktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojne vendimet e qeverise se tij.

Po keshtu, me kete deklarate, ky puthador i shpifur i Beogradit i thote Aleances se Atllantikut te Veriut se u nxitua me deklaraten e KFOR-it per gadishmerine per te vendosur stabilitetin ne Kosove, se ate nuk po e kercenonte Beogradi i nxitur nga Moska por disa fshatare nacionalist serb qe nuk duan marreveshjen dhe vendimet e qeverise se Albin Kurtit.

Me kete rast, duke mbeshtetur plotesisht qeverine e Kosoves, qendrimin e NATO-s, BE dhe SHBA denoj me forcen me te madhe provokacionet e ulta te serbomadhit Vuçiç dhe qendrimet e deklaratat e argatit te tij, tradhetarit te kombit shqiptar Edi Rama.

Politike

Nis me Athinën, pastaj në Milano, Londër dhe Mynih/ Rama njofton turin e takimeve me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh gjatë muajit maj dhe qershor, me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj për të vijuar më pas në disa shtete të ndryshme. Kryeqyteti grek ka edhe numrin më të madh të komunitetit shqiptar në krahasim me kryeqendrat e tjera europiane.

Në Facebook, kreu i qeverisë ka njoftuar se pas Athinës do të udhëtojë në drejtim të Milanos ku gjithashtu prezenca e diasporës është e ndjeshme.

 

 

Londra dhe Mynihu do të jenë ndalesat e fundit të kryeministrit gjatë turit të tij me diasporën nën moton “Krenarë për Shqipërinë”. Nisja e këtij turi do të bëhet vetëm një ditë pasi anëtarët e Partisë Socialiste do të zhvillojnë zgjedhje më 11 maj për delegatët e rinj të Kongresit.

Turi i takimeve të kryeministrit Edi Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë.

Continue Reading

Politike

15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Wisner: Shqipëria e angazhuar për të përmbushur detyrimet e saj

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizoi një konferencë për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO këtë paradite, ku i Ngarkuari me Punë David Wisner foli përkrah kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të AIIS Albert Rakipi.

Wisner falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe angazhimin e saj për të përmbushur detyrimet e NATO-s.

Ai theksoi rëndësinë të Aleancës së NATO-s sot, duke i bërë jehonë vërejtjeve të Presidentit Harry Truman të vitit 1949 se NATO është një mburojë kundër agresionit. Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e NATO-s 2024 në Uashington DC këtë verë në nder të 75-vjetorit të NATO-s.

Continue Reading

Politike

Gara për Presidentin e PL-së/ Del kundërshtari i Metës: Nuk e kam braktisur kurrë detyrën time

Postimi i Plotë:

Të nderuar kolegë, Delegate të Partisë së Lirisë dhe miq të mij! Kam vendosur të kandidoj për President të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27.04.2024 Unë, Faik Nezir Basha, lindur më 03.06.1985, në Tiranë, mbaj aktualisht funksionet si Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe Kryetar i Partisë së Lirisë në bashkinë e Kamzës. Në karrierën time profesionale kam kryer një sërë detyrash shumë të rëndësishme, të cilat i kam përmbushur me sukses në shërbim të ATDHEUT. Kam përfunduar studimet e larta në vitin 2009, pranë Universitetit Ushtarak “Skenderbej”. Për 6 vite (2009-2015) kam kryer detyra të ndryshme në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke mbajtur disa detyra të larta si Specialist i Mjeteve të Transportit, Tankeve dhe TRBL, Shef i Zyrës së Informacionit në Brigadën Logjistike dhe Komandant i Kompanisë së Ruajtjes dhe Sigurisë në Batalionin e Xhenios.

Në vitet 2015-2019, kam realizuar detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Drejtesisë, konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Specialist Informacioni, Shef i Regjimit të Brendshëm dhe të Jashtëm në IEVP, Specialist Policie dhe Shef Policie në IEVP Peqin. Gjithashtu kam përfunduar me sukses kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit ( kurse sigurie, kurse prefesionale, anti-terrorrizëm etj.). Në vitin 2019, u emërova në krye të Policisë Bashkiake Kamëz, ku puna ime pati rezultate të dukshme, veçanërisht gjatë periudhës pandemike. Me vullnet të lirë, në vitin 2020 vendosa t’i bashkohem familjes së madhe të “Lëvizjes Socialiste për Integrim”, sot Partia e Lirisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kandidova për deputet në Qarkun e Tiranës dhe në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të mbajtura më 14 Maj 2023, u zgjodha këshilltar i Partisë së Lirisë, në Këshillin Bashkiak Kamëz. I gjithë formimi im, shtuar këtu edhe eksperiencat e larmishme profesionale, më kanë sjellë kontakte të afërta me njerëz të thjeshtë dhe të rëndësishëm të fushës së politikës, medias, biznesit etj. I pa përfshirë në asnjë lloj skandali, kërkoj që të gjithë formimin, profesionalizmin, besimin, kapacitetin, imazhin, dhe vullnetin tim, t’a ushtroj në të mirë të vendit tim.

Pavarsisht ofertave të ndryshme, për asnjë arsye nuk e braktisa detyrën dhe ATDHEUN, duke qëndruar stoik edhe përballë çdokujt dhe çdo gjëje që kërcënon sovranitetin e popullit shqiptar. Arsyet se përse vendosa t’i bashkohem familjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirise ishin KEQQEVERISJA, KRIMI DHE KORRUPSIONI MADHOR, që ka kapluar vendin tonë nën një regjim mafioz. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e thjeshtë, tashmë dëshiroj të bëhem zëri i padëgjuar i tyre dhe të jem një nga njerëzit që do të kontribuojë në avancimin e Shqipërisë, si të gjitha vendet europiane apo edhe vendet e rajonit. Mendoj se është një vendim i drejtë dhe në kohën e duhur, për t’u sigurar shqiptarëve se nuk do të qëndrojnë më në mëshirë të fatit. Unë besoj tek Partia e Lirisë, pasi kjo forcë politike është angazhuar ndër vite dhe vijon të investojë tek rinia, që janë e ardhmja e vendit tonë dhe intelektualët e ndershëm, të cilët do të rimëkëmbin vendin! Shqipëria është në kolaps dhe është i domosdoshëm largimi i menjëhershëm i kësaj qeverie, që për vite mbushën xhepat e tyre dhe zbrazën sofrat e shqiptarëve. Shqipërisë i duhet një frymë e re, ajo e Partisë së Lirisë, për t’i dhënë pushtetin e merituar sovranit, popullit. Shqiptarët kanë në dorë gjithçka dhe njohin fuqinë e votës së tyre. Për gjithë arsyet e sipërcituara, shpreh dëshirën të kandidoj për President të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27/04/2024 Me respekt, Faik BASHA

Continue Reading

Politike

Raporti i DASH dhe i Freedom House, Tabaku: Jemi në një sistem të korruptuar, na duhet sistem për ta luftuar

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar raportin e DASH dhe të Freedom House, që ka vënë në dukje korrupsionin në vendin tonë.

Tabaku theksoi se jetojmë në një sistem të korruptuar, duke shtuar se duhet sistem për ta luftuar.

Postimi i deputetes Jorida Tabaku:

Jemi në një sistem të korruptuar! Na duhet një sistem për ta luftuar!

 

 

Raport pas raporti! Tregues pas treguesi! Problemi dhe armiku i xhepave të shqiptarëve mbetet korrupsioni. Këtë e konfirmojmë qartësisht sa raporti i DASH për të drejtat e njeriut po ashtu edhe Freedom House. Të dyja, vendosin gishtin në plagën e hapur të Shqipërisë; një sistem i korruptuar që financon një ekonomi të një pakice. Sa më shumë lexohen dosjet nga SPAK aq më e qartë është struktura e korrupsionit që është kthyer në një sistem piramidal që ka kthyer buxhetin e shtetit në bankomatin e qeveritarëve dhe padyshim oligarkisë pranë saj.

Një sistem i korruptuar funksionon në mënyrë kapilare duke ndikuar lirinë e medas, fushatat e sulmeve ndaj atyre që flasin kundër qeverisë dhe gjithashtu ngritjen e një sistemi shantazhimi. Për ta luftuar këtë sistem na duhet që të nisim që me parandalimin. Të mendosh që qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë hetim të brendshëm për miliarda euro keqpërdorim nga korrupsioni.  Asnjë nga ministritë që janë në aferën e inceneratorëve nuk ka nisur një hetim të brendshëm per të kuptuar ku kanë çeduar, bashkia e Tiranës nuk ka nisur një proces të tillë po fshihet pas shfajësimeve prej fajtori që Veliaj bën sa herë del në media.

Nuk bën habi që lufta kundër korrupsionit trajtohet nga mazhoranca si një karamele elektorale për të vendosur qytetarët në gjumë dhe jo me vullnetin që na duhet. Pasi lufta kundër korrupsionit është një çështje kulture dhe sistemi që duhet të ngrihet për t’u përballur me atë çka po i gërryen xhepat dhe të ardhmen shqiptarëve.

Ky sistem korrupsioni me buxhetin dhe me taksat, me politikat fiskale dhe jo vetëm ka ideatorë që janë në qeveri. Ndaj është e kotë të fshihemi pas gishtit akuzues të shumicës socialiste që është fajtorja e vetme që sot rrëshkasim në një shtet gjithnjë e më të kapur dhe të kalbur në korrupsion. Lufta ndaj korrupsionit është çështje e një vullneti, që mungon në këtë shumicë dhe qeveri. Ndaj duhet ta nisim këtë betejë nga kuvendi i Shqipërisë. Përmes një rezolute për luftën në parandalimin e korrupsionit përmes forcimit të pavarësisë së institucioneve të pavarura dhe kontrollit e balancës së pushteteve, por dhe mentalitetin ne cdo ligj e strukturë që ngrihet kundër korrupsionit. Koha të ndryshojmë! Koha të parandalojmë korrupsionin!

Continue Reading

Politike

Meta: Sufllaqe nga qielli nuk bien më. PL do rrëzojë Rilindjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të re organizimi e cila do të shpaloset më 27 prill.

Meta u shpreh se slogani i kësaj lëvizje do të jetë nga tani e tutje “Për ty Atdhe”, ndërsa shtoi se do të garojë për postin e presidentit në PL, si kandidati më i duhur.

“Lekët e nënë Selvisë, të xhaxhait nga Sovjani dhe të gjithë qytetarëve,  nuk do t’i marrë më as Rama as djali i atij miliarderit që vjen çdo ditë në Shqipëri. Le të shkojë në Greqi, e djegin grekët e përvëlojnë. Ndaj nisim për ty Atdhe, për Atdheun bëjmë çdo sakrificë. Do t’ia nxjerrim jashtë loje televizionet këtij tarallakut.

Ne do t’ja kthejmë lekët popullit shqiptar. Jemi krenar që i shërbejmë popullit tonë, familjes, ndaj si kurrë më parë Shqipëria i ka sytë tek kjo konventë. Çdo anëtar dhe simpatizant do e ndjekë, s’do ketë zhvillim pa prezencën e medias. Ka një kandidat më të mirë dhe më të rri se Meta le të vijë.

Sufllaqe nga qielli nuk bien më. Liderët formohen në opozitë, jo në qeveri, përmes sakrificës. Të jesh në opozitë është mision, sakrificë, vetëm liderët e kuptojnë këtë”, tha Meta.

Po ashtu, ish-presidenti deklaroi se PL do të kthehet në forcë politike që do të rrëzojë nga pushteti Rilindje.

“Rilindja do ta marri të shtyrën më 27 prill. Forca drejt konventës, kudo e ndjej që Shqipëria po lëviz, minjtë po dridhen. Përballë tyre do të jetë një shumicë dërmuese. Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët, tani drejtohet nga njerëz me karakter dhe të paepur si nënë Selvija. Drejtohet nga Erisa Xhixho, nga njerëz me vlera të larta morale, nga njerëz me zemër dhe jo nga ata me stomak”, tha Meta

Continue Reading
Advertisement

TRENDING