Rajon
Vdes nga Covid-19, peshkopi i kishës ortodokse në Malin e Zi
Kreu i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Mitropoliti Amfilohije ka humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19.
Lajmin e vdekjes së kyrepeshkopit serb e dha vetë Kisha Ortodokse e cila tha se ai vdiq në qendrën spitalore të Malit të Zi në Podgoricë.
Në 7 tetor 82-vjeçari u shtrua në spital për shkak të infektimit me Covid-19 edhe pse mjekët mnë atë kohë e cilësuan gjendjen e tij të qendrueshme.
Ndërkohë që shefja e Klinikës së Pneumologjisë, Jellena Boroviniq Bojoviq u shpreh se pasmesnate Kryepeshkopi u fut në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë.
Që nga fillimi i pandemisë Mali i Zi ka regjistruar 17, 300 persona të infektuar ndërsa 282 viktima kanë humbur jetën.
Rajon
Kosova në KiE/ Shpërthen Petkoviç: Do konsiderohet gjest armiqësor ndaj Serbisë
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç e deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të shihet nga Serbia si “gjest armiqësor” ndaj saj.
Beogradi u shpreh ai, nuk do të ndalet së kundërshtuari këtë gjë “hapur, politikisht dhe në mënyrë procedurale”. “Ka një dëshirë për nxitim për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës”, u shpreh Petkoviç duke nënvizuar se kjo ndodh se për shkak të “disa interesave gjeostrategjike që kanë pak të bëjnë qoftë me Beogradin apo Prishtinën”. Dhe këtu, erdhi edhe një paralajmërim për ndërkombëtarët. “Ata që vendosin për këtë le të mendojnë me kujdes nëse anëtarësimi eventual i Prishtinës në Këshillin e Europës do të kontribuojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në kontinentin tonë, apo nëse do të kishte efektin e kundërt”, tha zyrtar i lartë serb.
Serbia, vazhdoi ai, i bën thirrje partnerëve të saj në Këshillin e Europës “të kenë parasysh se një rezultat i tillë do të përbënte një precedent, i cili do të shkatërronte vetë parimet themelore të kësaj organizate” kur të vendosin që të përfshijnë edhe Kosovën. Petkoviç është njëkohësisht kryenegociatori i palës serbe në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit. Komentet e tij kontrastojnë hapur me pjesën e marrëveshjen e Ohrit e cila dikton që palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës e miratoi një ditë më parë rekomandimin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, që dilte në përfundimin se vendi i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i këtij organizmi.
Rajon
Nekrologjia e Vuçiçit, ngrihet në këmbë qeveria serbe, nis hetimi
Më 26 mars, qeveria në Beograd dënoi publikimin e çertifikatës së rreme të vdekjes me imazhin e Presidentit të Serbisë, e cila u shpërnda në rrjetin social Facebook.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar identifikimin urgjent të personave që krijuan njoftimin e rremë të vdekjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë njoftim në mediat sociale. Teksa kryeprokurori Nenad Stefanoviç tha se këto veprime përbëjnë vepër penale që ndiqet sipas procedurave zyrtare dhe duhet të sanksionohet në përputhje me ligjin.
Në lidhje me kete ka reaguar edhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe, njëherazi kryeparlamentarja Ana Brnabić.
Ajo tha se organet kompetente po bëjnë punën e tyre pasi njoftimi i vdekjes nuk është “as shaka, as argëtim”, por shqetësuese dhe paraqet “kërcënim të qartë për jetën e presidentit”.
Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha se kjo është “një tjetër fushatë e turpshme kundër presidentit serb dhe pretendoi se koalicionin opozitar “Serbia kundër dhunës” mund të fshihet pas këtij skandali.
Rajon
Kathimerini: Ministri i Jashtëm grek kërkon fokusin evropian në çështjen Beleri
Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis tha ditën e sotme se rasti i Fredi Belerit, një kryebashkiak nga minoriteti grek i Shqipërisë, i cili u dënua kohët e fundit me dy vjet burg për blerje votash, duhet të shihet si një shqetësim evropian dhe jo një çështje dypalëshe midis dy fqinjëve ballkanikë.
“Kjo nuk është një [çështje] dypalëshe. Nëse një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian mbështet parimet e shtetit të së drejtës dhe respekton të drejtat politike të qytetarëve të tij, nuk është dypalëshe. Është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”, tha Gerapetritis për radio Skai.
Goro jep dorëheqjen
Ministri kritikoi më tej mandatin e zgjatur të kryebashkiakut të dështuar të Himarës, Jorgo Goro, i cili mbajti postin me autoritet të plotë gati një vit pas zgjedhjeve lokale. Ai e përshkroi këtë situatë si “një fyerje për çdo koncept të shtetit të së drejtës evropiane”.
Mediat shqiptare raportuan të mërkurën se Goro kishte dhënë dorëheqjen nga detyrat e tij një ditë pasi Gjykata e vendit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi ndalimin e tij për një kohëzgjatje të papërcaktuar pas arrestimit të tij me akuzën për shpërdorim të dyshuar të detyrës.
Rajon
Marsi muaji më i nxehtë në njëzet vjet, në Kretë temperatura arriti sot 32 °C
Temperaturat e ditës së sotme janë më të lartat e regjistruara në të paktën njëzet vitet e fundit në shumicën e qarqeve të Greqisë për muajin mars. Në Gazi termometri ka kaluar rekordin e 31 marsit 2009 që ishte 25 gradë, duke arritur në 25.3 gradë. Në Kretë temperatura në shumë zona kaloi 30, por edhe 32 gradë.
Siç theksoi teksa foli për protothema.gr , drejtori i kërkimeve në Observatorin e Athinës, Kostas Lagouvardos, këto janë temperatura që arrijnë apo edhe tejkalojnë rekordet e muajit mars. Madje, duke qenë se tre ditët e fundit të muajit pritet të kenë temperatura mbi normalen për sezonin, temperatura mesatare e muajit do të rritet edhe më shumë.
“Nga korriku e në vazhdim regjistrohen muaj më të nxehtë se mesatarja normale”, me përjashtim të zonave në Greqinë Veriore ku termometri sot nuk i ka kaluar vlerat mesatare normale për sezonin, në pjesën tjetër të zonave, nxehtësia ishte jonormale. Si sot ashtu edhe nesër kushtet favorizojnë pluhurin nga Afrika, ndaj atmosfera do të mbetet përvëluese, ndërsa pas një rënie të lehtë të temperaturës gjatë fundjavës, të dhënat e deritanishme tregojnë se në fillim të javës së ardhshme do të kemi një tjetër ndërhyrje të ngrohtë me rritje të re në temperaturë.
Sa i përket temperaturave më të larta, sipas meteo, termomentri arriti pikën më të lartë në Alikianos Chania e cila tregoi 32.6 gradë, ndërsa në qendër të Chania 32.5 gradë.
Rajon
Çfarë ndodhi? Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpallet i vdekur në Serbi
Një lajm i rremë mbi vdekjen e Kryeministrit Vuçiç ka qarkulluar ditën e djeshme në Serbi nga persona të paidentifikuar në Facebook.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar identifikimin urgjent të personave që krijuan njoftimin e rremë për vdekjen e presidentit të Serbisë.
Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë po heton mbi identifikimin e personave që kanë shpërndarë këtë njoftim në mediat sociale. Kryeprokurori Nenad Stefanoviç tha:
Këto veprime përbëjnë vepër penale që ndiqet sipas procedurave zyrtare dhe duhet të sanksionohet në përputhje me ligjin”.
Më 26 mars, qeveria dënoi publikimin e “çertifikatës së rreme të vdekjes me imazhin e Presidentit të Serbisë, e cila u shpërnda në Facebook.
Në lidhje me fotografinë ka reaguar edhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) Ana Brnabić.
Ajo tha se organet kompetente po bëjnë punën e tyre pasi njoftimi i vdekjes nuk është “as shaka, as argëtim”, por shqetësuese dhe paraqet “kërcënim të qartë për jetën e presidentit”.
-
Pinknews23 hours ago
Produksioni fsheh të vërtetën/ Rike Roci zbuloi çfarë ndodhi: Takova mamin…
-
Kosova20 hours ago
Mali i Zi votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, Abazoviç tregon arsyen
-
Pinknews20 hours ago
Heidi dhe Romeo të fshehur shkëmbejnë puthje pasionante, çfarë nënkupton shkelja e syrit nga banorja
-
Pinknews18 hours ago
Banorëve u shfaqet deklarata e Ledjonës se kë sheh fituese, banorët ironizojnë Eglën: Erdhi…
-
Kronike20 hours ago
E zuri poshtë një ngarkesë që peshonte mbi një ton, humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali (EMRI)
-
Pinknews22 hours ago
Kërcim sensual mes vajzave te ‘Ferma Vip’, ja cili fermer i bashkohet perfomancës
-
Kosova4 hours ago
Kosova anëtare e NATO-s, bashkë me Ukrainën, Vuçiç kërcënon
-
Pinknews22 hours ago
“Mos të vi aty brenda…”/ Elgit Doda reagon pas deklaratave të Meritonit për Romeon dhe Klea Hutën