Connect with us

Politike

‘Veliaj është hajdut’, Berisha: Belindi ka marrë flamurin e fushatës

Krei i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi ka marrë flamurin e fushatës elektorale në Shqipëri. Në një takim, Berisha ka deklaruar se Këlliçi ka vendosur në errësirë rivalin e tij politik. Po ashtu berisha ka deklaruar se Erion Veliaj është fals gënjeshtar si dhe hajdut.

“Sot ne jemi në një fushatë elektorale. Kam shumë kënaqësi që një i ri, deri dje drejtues i forumit që na ka mbledhur sot këtu, garon për kryetar bashkie dhe ju konstatoni, se si Belind Këlliçi ka arritur të marrë, të dominojë dhe të marrë flamurin e fushatës në Shqipëri, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri. Ju konstatoni se si ky i ri me të rinjtë dhe qytetarët në njërën anë, ka vendosur në pothuajse në errësirë rivalin e tij, i cili siç ka dashtë vetë, është sot simbol i tre veseve kryesore.
I falsit. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të jesh i ri dhe fals. Ai në fakt i ri nuk është, ai ka djegur rininë e tij me falsitet se tani është moshë tjetër.

I gënjeshtrës, ku një njeri që nis një fjali dhe në qoftëse në dy fjalët e para ka një të vërtetë, do ti mbulojë me një gënjeshtër në dy fjalët e dyta. Dhe e treta, i vjedhjes dhe korrupsionit. Nuk e ka për asgjë, të dalë para kamerave, para shqiptarëve, kam mbjellë 1 milionë pemë. Pse ka vjedhë, ka vjedhë çmimin e 1 milionë pemëve, nuk e ka për gjë fare. Ka ndërtuar 40 shkolla dhe numëron shkolla të ndërtuar edhe 60 vite më parë. Tirana ka 17 orë ujë, në një kohë kur Tirana është përkeqësuar furnizimi me ujë nën drejtimin e tij. Pra u desh të dalë në arenë një i ri me vlera që të ndërgjegjësojë qytetarët e Tiranës për të gjithë, këta i thonë demagogji, por nuk është demagogji, është falsitet fund e krye. Gënjeshtër fund e krye dhe vjedhje fund e krye,” tha Berisha.

Politike

Balluku zbulon grup të strukturuar kriminal te ujësjellësi i Vlorës: Dosjen do e dorëzoj vetë në SPAK

Më një kohë kur kreu i SPAK është ankuar se gjithnjë e më pak kallëzime vijnë nga institucionet publike në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, ka qenë zv. kryeministrja e cila sot ka paralajmëruar se ka gati dosjen për një grup të strukturuar kriminal në Ujësjellës kanalizime Vlorë

“Dosjen do ta çoj në SPAK”, u tha ajo.

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku, ka mbajtur këtë të premte një takim me punonjësit e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e saj të ashpër Balluku ka parlajmëruar zero tolerancë për punonjësit në këtë institucion, ku theksoi se do të çohen përpara drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

Balluku shtoi se ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në qytetin e Vlorës është përfshirë në një aferë korruptive.

Ajo ka shtuar se çdo person që është përfshirë në këtë skemë do të kallëzohet në SPAK dhe do të ndiqet penalisht.

Ajo thotë se ka një përmirësim të të ardhurave, përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet nga Bashkitë e tjera, përveç Vlorës.

“Sot kemi një përmirësim nivelesh të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet.

E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtarë, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët.

Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”, tha Balluku.

Një mesazh e ka pasur për punonjës, që i quajti një grup të strukturuar kriminal.

“I keni hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit”, tha ajo.

Në fund, paralajmërimin e mbylli duke ua bërë të qartë të gjithëve, “Zero tolerancë për këdo që abuzon me detyrën”.

Continue Reading

Politike

Meta nuk përmbahet ndaj Edi Ramës: Shteti është kapur nga një kryehorr

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp u prononcua në lidhje me sulmin e ndodhur dy ditë më parë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Meta u shpreh se ky bishte një sulm kriminal i qëllimshëm, ndërsa shtoi se “dihet se nga e marrin trimërimin persona të tillë.

“Akt kriminal i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim. Dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave e banditëve. Shteti është kapur nga një kryehorr”, tha Meta.

Meta foli mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e një Komisioni të Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se është një komision që legjitimon Rama-formën.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka pasur gjithmonë në dorë instrumentet për të luftuar korrupsionin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Të marrësh pjesë në një komision që legjitimon Rama-Formën…

Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin, i ka pasur më shumë instrumente në dorë edhe se vetëm Ramiz Alia. Megjithatë bëri vetëm ligje me porosi dhe për të vjedhur çnjerëzisht popullin e tij”, tha ai.

Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka theksuar mbështetjen që programi i PL i jep familjeve shqiptare me qëllim ndalimin e shpopullimit dhe lehtësimin e jetës sidomos për familjet e reja.

Meta u shpreh se synohet rritja e bonusit të bebes, numri i kopshteve dhe çerdheve, si dhe rritje e kohëzgjatjes që fëmijët të mund të rrinë në këto institucione.

“Jemi dëshmitarë se në Tiranë, Durrës etj kemi zona të mbipopulluara ku mungojnë kopshtet e çerdhet apo kur prindërit humbasin shumë kohë që të dërgojnë fëmijët në çerdhen më të afërt.

PL mbështet familjet e reja, në program përfshihet shtimi i personelit në kopshte e çerdhe dhe rritja e orëve ku fëmijët të mund të rrinë nën kujdesin e edukatoreve.

Nxisim nënat e reja të lindin më shumë fëmijë duke i ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse”, theksoi Illir Meta

Continue Reading

Politike

Kryeministrja e Italisë, Gorgia Meloni vizitë në Tiranë, takim me Edi Ramën

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni do zhvillojë një vizitë në Tiranë më 5 qershor. Kryeministrja e Italisë, Meloni do pritet nga kryeministri Edi Rama.

Lajmin u konfirmuar dhe nga burime te qeverise shqiptare Më 6 qershor, në Itali dhe gjithë vendet e BE zhvillohen zgjedhjet europiane.

Meloni, kalin kryesor të betejës së saj elektorale ka marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet

Continue Reading

Politike

Pas Londrës, Rama shtyn edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare (Arsyeja)

Rama shtyn edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare.

Takimi ishte planifikuar në datë 9 qershor.

Shkak për shtyrjen janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Gjithashtu se takimi i Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do të zhvillohet gjatë muajit shtator.

 

 

Më herët u raportua se kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit. Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.

Continue Reading

Politike

Beleri shfaqet nga burgu për mediat greke: Doja t’u shërbeja grekëve të Vorio Epirit

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili është edhe kandidat për PE-në nga radhët e Demokracisë së Re të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë nga burgu i Fierit për emisionin “Live News” të gazetarit Nikos Evangeliatos të televizionit grek “MEGA”.

Fredi Beleri ka deklaruar se do të heqë dorë nga Himara, teksa ka treguar jetën në burg, duke thënë se zgjohet me imazhin e Shën Marisë që i ka dhuruar kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas, dhe me një foto të familjes së tij.

I pyetur mbi përzgjedhjen e tij si një nga 42 kandidatët e listës së Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane, Beleri fillimisht falënderoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis e më pas tha se duke u zgjedhur eurodeputet nuk do e braktisë minoritetin, por do të ngrejë zërin për ta në Parlamentin Europian. Beleri deklaron se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën.

“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Shën Marisë. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t’u shërbeja të drejtave të grekëve të Vorio Epirit. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë shteti i së drejtës dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Europian. Falenderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Himara. Kur të jem i dënuar nuk do të kem të drejta politike në Shqipëri dhe ky ishte qëllimi i parë.”

Beleri theksoi se dënimi i formës së prerë ia mohon të drejtën për të ushtruar të drejtat politike në Shqipëri. Ai po ashtu pohon se të paktën deri në fund të shtatorit do të dalë nga qelia.

Nëse e shihni trukun në gjykata, ishte një rrugë njëkahëshe. Ata kanë shpikur një dëshmitar të cilin e kanë paguar. Ata kanë përdorur precedentë të rremë kriminalë. Gjyqtari që më gjykoi ka një dënim në Greqi dhe një ndalim hyrje për falsifikim. Gjithçka tregon se unë do të dënohem në Gjykatën e Apelit”, tha ai.

Pas intervistës me Belerin për emisionin grek është prononcuar edhe e bija e tij, Ermioni, e cila tha se babai i saj “po lufton për diçka që ia vlen”.

Babai im e dinte se me çfarë po merrej pak a shumë. Ai ishte plotësisht i përgatitur për një gjë të tillë. Jo se e priste, por kur ndodhi nuk u çudit. Ai ishte kokëfortë, tha se do t’i shkonte deri në fund. Ai po lufton për diçka që ia vlen. Jam rritur në Himarë, është një vend që të gjithë e duam. Ka racizëm dhe diskriminim, ne mund të shkojmë në një dyqan dhe të kërkojmë ujë dhe ata të na pyesin ‘pse flet greqisht?’”, u shpreh e bija e Belerit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING