Aktualitet
Vendimet e Ramës/ Balluku drejtuese politike në Fier, Klosi në Durrës, Balla dhe Manastirliu në Tiranë
Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen e kësaj të shtunë, solli edhe disa ndryshime në qarqe nga kryeministri Edi Rama.
Ogerta Manastirliu, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri do të jenë drejtues në qarkun e Tiranës.
Ndër të tjera ndryshime pati edhe në qarqe të tjera, të paraqitura si më poshtë:
Ogerta Manastirliu-drejtuese e qarkut të Tiranës.
Taulant Balla- drejtues politik i qarkut të Tiranës.
Damian Gjiknuri- drejtues politik i qarkut të Tiranës.
Belinda Balluku-drejtuese politike e qarkut të Fierit.
Blendi Klosi-drejtues politik i qarkut të Durrësit.
Ervin Demo-drejtues politik i qarkut të Beratit.
Arbjan Mazniku- drejtues politik i qarkut të Elbasanit.
Enea Karakaçi-drejtues politik i qarkut të Shkodrës.
Bledi Çuçi-drejtues politik i qarkut të Vlorës.
Niko Peleshi- drejtues politik i qarkut të Korçë.
Ulsi Manja-drejtues politik i qarkut të Dibrës.
Ermal Nuhi-drejtues politik i qarkut të Lezhës.
Mirela Kumbaro-drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës.
Erjon Mala-drejtues politik i qarkut të Kukësit.
Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi do t’i caktohet në detyrë në një nga njësitë në kryeqytet.