Connect with us

Rajon

Moti i rrezikshëm në Greqi, humbje jete dhe të zhdukur

Një mesazh paralajmërues për fenomene të rrezikshme të motit në 24 orët e ardhshme është dërguar nga 112 banorët e Njësisë Rajonale të Lasithit, në Kretë . Luten banorët e Lasithit të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

Një i vdekur – Raportohet për person të zhdukur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë, makina e të cilit është përfshirë nga ujërat e vrullshëm në zonën e Agia Pelagia në komunën Malevizio në Heraklion të Kretës , ku kanë ndodhur përmbytje të rënda në orët e fundit. Sipas mediave lokale, ka raportime për persona të zhdukur, me autoritetet në vëzhgim.

Ndryshimi i shpejtë i motit  ka shkaktuar përmbytje të mëdha në zonën bregdetare të Agia Pelagia dhe Lygaria të Bashkisë Malevizi të Heraklionit, ku edhe makina janë marrë nga ujërat.

Zjarrfikësit shpëtuan shëndoshë e mirë një grua nga një mjet që përfundoi në det në zonën Lygaria të Heraklion, Kretë dhe sipas Zjarrfikësve janë 9 raste të makinave që janë larguar dhe po hetohet.

Gjithashtu, është kërkuar ndihma e rojes bregdetare për gjetjen e personave të zhdukur. Oficerët e Njësisë së Misioneve Speciale të Rojës Bregdetare (KEA) po mundohen të ndihmojnë në hetimet.

Njëkohësisht një patrullë e Rojës Bregdetare ka lundruar nga Chania në drejtim të Heraklionit, ndërsa po tentohet të ndihmojë edhe privatisht nëpërmjet një grupi vullnetarësh. Kushtet e motit në zonë janë të këqija (stuhi dhe erëra me intensitet 7-8 beaufort).


=

Probleme janë shënuar edhe në Kretën perëndimore. Në Stavros Akrotiri, në Chania, rrugët janë përmbytur. “Kemi disa fatkeqësi, në një zonë të kufizuar në Stavros. Disa shtëpi janë përmbytur. Kanë ndërhyrë zjarrfikësja dhe forcat e mbrojtjes civile. Pavarësisht fatkeqësive, situata është nën kontroll. Asnjë jetë njerëzore nuk ishte në rrezik”, tha kryebashkiaku i Chania, Panagiotis Simandirakis, duke folur për SKAI.

Rajon

Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe kunatën më pas plagos dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin ditën e sotme.

Mediet fqinje bëjnë me dije se në Stajkovcë të Shkupit një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë.

Autori aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”.

Policia ka njoftuar se ditën e sotme, rreth orës 12:30, shtetasja S.K 57 vjeç dhe bashkëshorti i saj V.K 64 vjeç, janë gjetur me lëndime në kokë në fshatin Stajkovcë të Shkupit, në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e shtetases S.K, ndërsa V.K me lëndime është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë në orën 14:00.

Policët e Stacionit Policor Gazi Babë dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup kanë gjetur të plagosur shtetasin L.K 67 vjeç, vëllai i V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes.

Ai gjithashtu është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Nga autoritetet thonë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja e sotme.

Continue Reading

Rajon

Horror/ Hajdutët vrasin në mënyrë barbare të moshuarën për 7 mijë euro

Një e moshuar rreth moshës 63-vjeçare është vrarë barbarisht nga një grup hajdutësh në Greqi.

Ngjarja raportohet të ketën ndodhur në Chalkidha, kur autorët hynë në banesën e të moshuarës e neutralizuan dhe e vranë duke e goditur pesë herë me thikë në fyt për t’i vjedhur 7 mijë euro.

63-vjeçarja u vra mbrëmjen e 10 majit. E gjithë ngjarja u denoncua nga shoqja e saj e cila e gjeti të pajetë në banesë.

Mediat greke raportojnë se nuk është identifikuar ende autori apo autorët, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Continue Reading

Rajon

“Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së”, Varhelyi: Anëtarësimi i mundshëm brenda pesë viteve

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë të hënën në Beograd se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian, të përmirësojë demokracinë si dhe sundimin e ligjit.

Ai ka thënë se shpreson që Serbia dhe vendet tjera në rajon, të jenë pjesë e BE-së deri në fund të mandatit të legjislaturës së re të Komisionit Evropian, nëse i zbatojnë të gjitha reformat e domosdoshme.

“Është e qartë që dera është e hapur. BE-ja është gati për të pranuar anëtarë të rinj. Brenda pesë vjetëve, po. Është krejtësisht e mundshme”, ka thënë Varhelyi më 13 maj, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në diskutimet me Vuçiqin, tema kryesore ka qenë Plani i BE-së për Rritje Ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, mirëpo Varhelyi e ka përmendur edhe rezolutën për gjenocid në Srebrenicë, për të cilën planifikohet të diskutohet në Kombet e Bashkuara.

 

 

“Nuk pajtohem aspak me stigmatizimin e popullit serb kur është fjala për rezolutën për Srebrenicën. Faji kolektiv dhe ndëshkimi kolektiv nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e vlerave tona. Mirëpo, fajtorët duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë”, ka thënë Varhelyi.

Në propozimin final për rezolutën – në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë – vendimi i OKB-së “për shpalljen e 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë më 1995, do të shënohet çdo vit”.

OKB-ja, sipas tekstit, “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare t’i ruajnë faktet”.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e ka cilësuar si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë, ku janë vrarë më shumë se 8.000 burra dhe djem.

Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi, sepse mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën në Srebrenicë do të mbahet me shumë mundësi të mërkurën.

“Sonte udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se ndihma financiare e Brukselit përmes Planit të Rritjes, është e rëndësishme për Beogradin, dhe që pret se Serbia do të jetë pjesë e BE-së në të njëjtën kohë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Varhelyi, në anën tjetër, ka thënë se shtyn përpara idenë që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE edhe para anëtarësimit të plotë të rajonit në bllokun evropian.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE prej vitit 2012, ndërsa negociatat i ka nisur më 2014.

Prej vitit 2021, ajo ende nuk ka hapur kapituj të rinj, me qëllim të harmonizimit të ligjeve dhe kryerje të reformave të nevojshme.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin vjetor në Serbi, të prezantuar në nëntor të vitit 2023, Serbia ka marrë vlerësime të dobëta për kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me sundim të ligjit.

Beogradi, po ashtu, nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, për nisje të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Brukseli i kërkon vazhdimisht diçka të tillë.

Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, konsiderohen kyçe për rrugën evropiane.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të shpallur në shkurt të vitit 2008 – prandaj dy vendet negociojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./ REL

Continue Reading

Rajon

Mitsotakis injoron ‘koncertin’ e Ramës në Athinë, zhvillon takim me presidentin Erdogan

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Ankara ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Pallatin e Bardhë.

Pas takimit kokë më kokë, do të ketë dhe një konferencë për shtyp, ndërsa pritet që kryeministri grek të largohet nga ora 21:00 nga kryeqytetit turk. Në takim janë të pranishëm dhe dy ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, Giorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan.

Pritet të nënshkruhen dy marrëveshje mes liderëve, e para ka të bëjë me menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, ndërsa e dyta me bashkëpunimin në fushën e Shëndetësisë dhe Shkencave Mjekësore.

Kryeministri Mitsotakis mbërriti në Ankara rreth orës 15:00 ku u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Fidan dhe një delegacion i shtetit turk. Takimi mes dy liderëve ballkanik është për të ruajtur statusin e qetësisë mes dy popujve në këtë kohë turbullirash dhe luftrash.

Pritet që mes tyre të ketë edhe një darkë, ku i pranishëm do të jetë edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Patriarkanës së Konstandinopojës, i cili pranoi ftesën e presidentit Erdogan.

Çështje që ka ngjallur shqetësim ditët e fundit në Greqi, ka qenë ajo e shndërrimit të Manastirit të Chorës në xhami nga shteti turk, vetëm pak ditë para ardhjes së Mitsotakis në Ankara dhe kjo është parë si shenjë provokimi nga mediat greke.

Për Mitsotakis pavarësisht mosmarrëveshjeve me Turqinë, më mirë është të flitet se sa të mos flitet.

Continue Reading

Rajon

Silianovska e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ambasadorja e Greqisë braktis ceremoninë e betimit të Presidentes

Gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, ka ndodhur një incident.

Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk e quajti vendin e saj “Maqedoni e Veriut”, por thjesht “Maqedoni”.

Kjo ka revoltuar ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou, e cila në shenjë proteste është larguar nga ceremonia e betimit.

“Vlen të theksohet se në ceremoninë e sotme nuk morën pjesë liderët e vendeve fqinje, Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë, për dallim nga ceremonia e fundit e betimit presidencial, ku mori pjesë edhe presidenti bullgar Radomir Radev.

Vendet e lartpërmendura thuhet se pretendojnë se nuk kanë marrë ftesa në kohë”, shkruan Kathimerini.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING