Connect with us

Kronike

VIDEO+FOTO/ Pësoi arrest kardiak, ky është polici që humbi jetën

Sinan Abilaliaj është punonjësi i Policisë Kufitare që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Dhërmi.

56-vjeçari thuhet se ka qenë duke patrulluar kur ka filluar të mos ndihet mirë. Ai kishte 12 orë në det pasi kishte marrë turnin në orën 07:00 të mëngjesit dhe do ta dorëzonte në orën 19:00.

Por nga fundi i orarit të punës, nuk është ndjerë mirë dhe ka kthyer gomonen për të dalë në breg.

Qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se për shkak të mungesës së një moli për ankorimin e mjeteve lundruese, punonjësi i policisë është hedhur nga gomonia duke tentuar të dalë në breg me not.

Por për shkak të dallgëve dhe notit në ujin e ftohtë, ai ka pësuar atak kardiak dhe ka humbur jetën.

Trupi i 56 vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit të Vlorës, ku mjekësia ligjore do tregojë dhe shkaqet e humbjes së jetës.

12 orë në det duke patrulluar, ky është polici që humbi jetën në Dhërmi

Qytetari 1:

Pse thoni arrest kardiak , pse nuk thoni që ka nuk ka mol për ankorimin e mjetit,,,dhe mjeti parkohet 30 metra tek Bogavat dhe jepet urdhri që punonjësi policisë del me not në breg Publikoni të vërtetën Se ka pasur dallgë shumë ,,ka thirrur ndihmë ,,,shkaku i arrestit është uji ftohtë që ai ka përshkruar me not Polici e korruptuar Ndaj po ikin tërë policët

Qytetari 2:

Ka ndenjur shume gjate ne det. Sa ka zbrit na gomonja eshte hedh ne uj se ska lek policia e shtetit tua ndertoj nje mol per te ankoru mjetet e veta edhe i ka pushu zemra./joq

Kronike

Dy makina tip “Benz” përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Continue Reading

Kronike

Agravon konflikti mes dy shoferëve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një shofer kamioni ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dy shoferë kamionësh janë konfliktuar midis tyre dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Konflikti ka qenë për motive të dobëta ndërsa të dy mësohet se janë banues në Tiranë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.

Continue Reading

Kronike

I dehur në timon dhe aksidentoi tre makina të parkuara, arrestohet punonjësi i Gardës

Një punonjës i Gardës është arrestuar nga policia pasi përplasi 3 automjete të parkuara dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas policisë, 49-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zini Sako” tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Porcelanit.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor, 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet procedurale ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Continue Reading

Kronike

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset shoferja (Detajet)

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit. Mësohet se 2 automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“ janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa ka pasur vetëm me dëme materiale. Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit “Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet ndër të jera në njoftimin e policisë.

Mësohet nga policia se konflikti mes dy personave nisi për motive banale, ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING