Connect with us

Pinknews

VIP-at “patriotë”! Emrat unik shqiptar që u vendosën fëmijëve

Ky vit ka qenë ndër më të veçantët përsa i përket kreativitetit që VIP-at shqiptarë kanë treguar me emrat e bebushëve të tyre!

Na kishte marrë malli të dëgjonim emra shqiptarë dhe me kuptim dhe duket se më në fund, zyrtarisht emrat shqiptarë kanë hyrë sërish në modë!

Kur themi emra shqiptarë, i referohemi fjalëve shqip, me kuptim, të cilat çdo herë e më shumë po shtòhen në listën e emrave të rinj.

Çifti i fundit që na surprizoi ishte Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, që zgjodhën për të voglin e tyre emrin super të veçantë, Diell!

Aktori i njohur dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, na sùrprízoi më herët me emrin e vajzës së tij të dytë, të cilën e quajtën E’dua.

Gjithashtu, vajza e parë e tij quhet Ajër dhe vlén të théksojmë se kreàtiviteti i çiftit ka qenë ‘on point’!

Vogëlushja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është pàgëzuar me emrin e bukur Ajka, si pjesa më e mirë e jetës së tyre.

Të mos hàrrojmë pa përmendur këtu djalin e reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, i cili quhet Zëri.

Madje, dyshja ka treguar se emri i bebushes që po présin të vijë në jetë do të jetë po kaq i veçantë dhe kreativ.

Ministrja Elisa Spiropali e pàgëzoi të voglin e saj me emrin Kren, ndërsa vajza e saj e madhe quhet Nalta.

“Kren dhe Nalta janë dy emra që kanë kuptim në shqip. Janë të shkurtër dhe duket sikur kanë kuptim “Krenalt” krye lartë”- ka treguar më herët Spiropali.Elisa Spiropali uron Pashkët nëpërmjet fotos me dy fëmijët e saj - Gazeta Shqiptare Online

Aktori Flori Binaj është një tjetër patriot i madh i cili e ka vërtetuar disa herë këtë gjë. Emrat e fëmijëve të tij janë Krena dhe Glauk: Krena dhe Glauk – janë krenari dhe mbretëri më vete për aktorin e njohur të Portokallisë.

Siҫ ka thënë edhe vetë Flori në një intervistë pak kohë më parë, Krena dhe Glauk janë ҫlòdhja e tij më e madhe, e ҫdo dite pas punës, pas shfaqjes.

Beba Ime - Portal informativ për shtatzëna dhe prindër - Florjan Binaj, baba për herë të dytë

Sa më shumë kohë të kalojë me ta, aq më i frymëzuar ndihet për të bërë gjëra të reja e të bukura. Emrat e të dy fëmijëve, Flori i ka pikturuar edhe në lëkurë për t’i pasur përjetë në shpatull.

Këngëtari Vedat Ademi është një tjetër në listën e gjatë. Jonart është emri i djalit të tij dhe ka një domethënie mjaft të vecantë të cilën vetë këngëtari e ka shpjeguar. Kuptimi i tij është “arti jonë”.Super festa e ditëlindjes së djalit të Vedat Ademit me rastin e 1 vjetorit (FOTO) – Tetova Sot

Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo, gjithashtu i ka vendosur djalit të saj një emër me prejardhje shqiptare, Ai quhet Erlis që do të thotë ërë lisi.

Një emër mbase jo shumë i dëgjuar por me një domethënie shumë të vecantë.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj e quajtën të voglin e tyre Duam, njësoj si titulli i këngës së dashurisë që kanë kënduar së bashku.

Këta janë shembujt më të mirë frymëzues për prindërit e rinj, të cilët duhet ta vazhdojnë si traditë këtë “trend” të bukur që ka nisur dhe të pasurojnë sa më shumë listën e emrave shqiptarë.

Është mëse e kuptueshme që çdokush ka preferencat e tij, por a s’do të donte secili prej nesh të kishte një emër të veçantë dhe me kuptim, i cili do ta dallonte menjëherë nga të tjerët?Fotografitë sensuale të Ledina Çelos dhe rrëfimi për jetën familjare e muzikën - Showbiz

Detajet na bëjnë të veçantë dhe e veçanta bën diferencën!

Ndër detajet e para që bie në sy që në prezantimin e parë është emri.

Gjithashtu, djali 3-vjeçar i Bieta Sulos e ka emrin Kroi, një emër tepër i bukur shqiptar.Janë momente që ufff”, Alban Dudushi tregon se si një djalë i ngacmoi vajzën adoleshente – Dosja AL

Përmendim këtu edhe vogëlushen 2-vjeçare të Mozzik dhe Loredanës, Hana.

Kujdésuni që brezat e ardhshëm të kenë jo vetëm të veçantën tek vetja, por edhe krenarinë për gjuhën e bukur shqipe! / Juda.al

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Romeo habit me deklaratën: Shumë bukur

Pasditja e sotme ka patur dinamika të çuditshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum.

Teksa kanë komentuar situatën, Graciano u shpreh shumë i revoltuar ndaj Romeos, pasi për të nuk duhet të presë që ajo mund të largohet nga shtëpia, pasi televotimi i tij me Heidin nuk do të anulohej.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Shumë bukur

Graciano: Pse bëhesh i keq o burrë, i plasi se u eleminua të jetë mirë me shëndet, unë e di që ti ndoshta do të lirohesh që ajo të iki dhe të prishet gjëja poo…

Heidi: Jo jo te këto gjëra jo

Meritoni: Jo jo nuk prishen nominimet  o Graciano.

Continue Reading

Pinknews

Je lider derisa të marr veten/ Cilin banor zgjodhi Egla për ta zëvendësuar?

Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Mbasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë krijoi një ‘shqetësim’ në shtëpi.

Rikujtojmë që mbrëmjen e djeshme ajo u zgjodh lidere e shtëpisë por për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë të saj, ajo ia kaloi detyrën një prej banorëve derisa të përmirsohet

Ajo zgjodhi që punën e saj ta bëj Çimi, banori i ri i shtëpisë dhe u shpreh:

“Çimi të bëj zëvendësues të lidership-it se jam e pamundur derisa të marr veten ndoshta deri nesër mund të më përfaqësosh.”

Continue Reading

Pinknews

‘ Lidhje interesi’/ Ronaldo Sharka shpërthen ndaj çifti Romeo-Heidi dhe Sara-Bardhi

I ftuar ditën e sotme në “Big Brother Radio” ka qenë moderatori i njohur dhe ish-konkurrent i edicionit të dytë të ‘BBV’, Ronaldo Sharka, i cili ka bërë një analizë të lojës së banorëve të ‘BBV3’ duke komentuar gjithashtu të gjitha ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi.

I pyetur lidhur me çiftet e krijuara në shtëpi, (Heidi-Romeo, Sara-Bardhi, Ilnisa-Meriton), Ronaldo është shprehur kështu: Meritoni krijoi ndoshta atë lidhjen e vetme të saktë në këtë Big Brother mendoj unë Ilnisa-Meriton, në të cilën kam besuar dhe vazhdoj të besoj. Ndryshe nga dy lidhjet e tjera, Sara-Bardhi apo Romeo-Heidi. Mendoj që kanë qenë thjesht lidhje interesi, reklamash Instagram-i.

Por çfarë e shtyn Ronaldon të ketë këtë mendim për dy çiftet e fundit teksa është shprehur që janë lidhje interesi? Sipas tij çifti Heidi-Romeo, duket sikur janë lidhur me zor me njëri-tjetrin, nuk kanë asnjë tension seksual, e ndërsa për çiftin Sara-Bardhi teksa i uron fillimisht për pritjen e ëmbël të dyshes, shprehet se nuk beson në vendime të marra kaq shpejt direkt pas “Big Brother”.

“Po, sepse shiko ka një gjë që publiku e vë re. Dashurinë mes dy njerëzve. Domethënë prandaj u fiksuan kaq shumë njerëzit vjet me Luizin dhe Kiarën se e vinin re romanticitetin e tyre. Domethënë tek Romeo dhe Heidi, ose tek Einxhel dhe Dagz kur Einxhel ka qarë me lot, me shpirt kur është eleminuar Dagz-i, apo e kundërta se nuk e mbaj mend si ka qenë. Tek Romeo dhe Heidi nuk i kam vënë re këto detaje. Më duket sikur janë me zor me njëri-tjetrin. Edhe kur puthen më duket sikur nuk kanë asnjë tension seksual. Pra, një puthje me zor, kinemaje do ta quaja unë. Pastaj për çiftin tjetër i uroj më të mirat. Janë në pritje të ëmbël dhe ta shijojnë lidhjen e tyre, por unë nuk besoj tek vendimet kaq të shpejta direkt pas Big Brother. Big Brother është një eksperiencë shumë e vështirë që askush nuk mund ta kuptojë pa e provuar, pa qenë brenda atyre mureve dhe do pak muaj, do pak kohë nga Big Brother. Ti nuk mund të jesh në efektin e famës dhe të marrësh një vendim kaq të rëndësishëm mendoj unë. Gjithsesi ndoshta jam edhe gabim.“

Continue Reading

Pinknews

E rrethuar nga mjekët/ Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore, rrezikon qëndrimi në ‘BBV’

Aktorja dhe banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë, të cilët po kujdesen për shëndetin e konkurrentes.

 

 

Aktorja shfaqet e shtrire në krevat duke marrë serum. Ajo është e rrethuar nga mjeket, të cilët po kujdesen për të.

Ndërkohë në shtëpi ka mbërritur edhe një zarf, të cilin e lexoi Julian Deda.

“Banorë, për shkak të një komplikacioni shëndetësor Egla është nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i madh do t’ju lajmërojë për vazhdimin e rrugëtimit të saj”, lexoi Julian Deda zarfin.

Pas këtij zarfi, reagimet e banorëve kanë qenë të shumta.

Romoe u shpreh se “Egla u eliminua”, ndërsa ka reaguar Graciano, duke i thënë: Pse bëhesh i keq, punë e madhe u eliminua apo nuk u eliminua, të jetë mirë me shëndet”.

Continue Reading

Pinknews

‘Mos u shqetëso, do bëhet më mirë’/ Kiara bën postimin e papritur pas lindjes

Çifti Kiara dhe Luiz Ejlli, dje u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari Ejlli. Në një kohë që janë kryefjalë e shypit rozë, fansat dhe ndjekësit e çiftit duan të shohin gjithçka, edhe pse çifti ka nisur që të postojë momentet e para të lindjes.

Këtë herë është Kiara ajo që ka postuar një foto, ku e vogla nuk duket, por ka një mesazh për të. ”Mos u shqetëso mama, do bëhet më mirë”.

Kur se dje, këngëtari dhe fenomeni i ”BBVA2” Luiz Ejlli ndau emocionet e para përmes një video. ”Mendova që lumturia e kishte pikun kur Kiara më tha PO, por më vjen me i thënë Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING