Connect with us

Politike

Votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë/ Berisha fajëson emrin e Metës në fletën e votimit

Sali Berisha foli në Kuvend për zgjedhjet e 14 majit dhe fajësoi për humbjen emrin në fletën e votimit të koalicionit opozitar (Ilir Metën), për të cilin tha se u caktua nga Edi Rama.

Berisha shkoi edhe më tej duke hedhur akuza të pabaza se  në këto zgjedhje kanë votuar 547 mijë zgjedhës fantazmë.

“Farsën e turpshme elektorale të 14 majit. Krahas dërgimit të 683 mijë të zarfeve në kundërshtim me ligjin dhe kartën e Kopenhagën, rritjen e rrogave për 180 mijë punonjës, për herë të parë në historinë e këtij vendi, krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi.

Komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0, krahas qindra milionë eurove të shpërndara, që deformuan një rezultat, u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorin zgjedhësit fantazmë që votuan potencialisht mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete dhe vende të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë ishin në total 547 mijë të tillë.

Në bashkinë e Vlorës arrinin në 29% të zgjedhësve të Vlorës, në Vorë, në Rrogozhinë 16, në Sarandë 35, në Përmet 29, në malësi të madhe 23 %, në Kurbin 30%, në Konispol 34%, në Has 18%, në Kamëz 21%, në Durrës 23, në Shkodër 16%, në Devoll 20%, në Delivë 34%, në Mallakastër 11%, dhe kështu me radhë. Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj.

Ka vetëm një rrugë që Rama të mos blejë me paratë e tuaj votën, ka vetëm një rrugë që Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundra jush për të ndryshuar vullnetin tuaj, dhe kjo rrugë është vetëm protesta, protesta, protest”,  deklaroi Berisha.

Advertisement

TRENDING