Connect with us

Aktualitet

Zjarr masiv në Korçë, municione të fshehura

Shfaqet një tjetër vatër zjarri në pjesën e dukshme të Malit të Moravës në Korçë e cila thuhet se mund të jetë vazhdimi i zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në afërsi të Gurit të Capit.

Era e fortë mendohet të jetë shkaktarja për shpërndarjen e flakëve.

Në zonën e Gurit të Capit zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa situata përbën rrezik për punonjësit zjarrfikës pasi në atë zonë mendohet se edhe municione të fshehura që nga koha e luftës.

Deri tani janë izoluar rreth 9 vatra zjarri ndërkohë që për shkak të kushteve dhe errësirës operacioni është gati të ndërpritet për të vazhduar nesër.

Advertisement

TRENDING