Connect with us

Sport

ZYRTARE/ Neymar u transferua te Al-Hilal

Shërbimi për shtyp i Al-Hilal ka publikuar një video në të cilën Neymar është prezantuar si lojtar i ri në skuadër. Ylli brazilian u transferua në klubin saudit pas gjashtë sezonesh në PSG.Kushtet e kontratës së nënshkruar nga 31-vjeçari Neymar nuk janë bërë ende të ditura nga Al-Hilal.Më herët në shtyp u raportua se marrëveshja e punës me sulmuesin e kombëtares braziliane do të jetë projektuar për dy sezone.Vini re se Neymar mbetet futbollisti më i shtrenjtë në histori. Për transferimin e tij në vitin 2017, PSG i pagoi Barcelonës 222 milionë euro të pabesueshme.Shtojmë se Al-Hilal në javën e parë mundi klubin Abha me rezultat 3:1

Sport

Historike/ Olympiacos mund 1-0 Fiorentinën pas 120 minutave lojë dhe fiton trofeun e Conference League

ATHINË – Olympiacos fitoi 1-0 kundër Fiorentinës në finalen e Conference League, duke siguruar trofeun e parë evropian për një skuadër greke. Djemtë e Mendillibar u kujdesën mos pësonin dhe i shkaktuan humbje italianëve në minutën e 115-të. Për të dytin vit radhazi Fiore humbet në finalen e këtij kompeticioni duke mos ia dalë të sigurojë trofeun.

Ndeshja nisi në ekuilibër, me Violat që ishin një marsh më shumë, por pa mundur të shënonin edhe për shkak të një pozicioni jashtë loje. Ndeshja vijoi me raste, teksa në 90 minuta nuk u shënua gol.

Përballja finale më stadiumin “Shën Sofia” të Athinës shkoi në 30 minutat shtesë, duke u dashur El Kaabi në të 115 minutë për të shënuar. Sulmuesi i Olympiacos nxori një gol nga hiçi, për të shkruar historinë e klubit të tij.

Suksesi shkon edhe për trajnerin Mendillibar, që vjet fitoi Europa League me Sevillan dhe këtë sezon ngre trofeun e Conference League edhe pse jo më shumë se katër muaj në ekip.

Nga ana tjetër te Fiorentina e Italianos ka zhgënjim, pasi klubi nga Firenze dështon për herë të dytë radhazi ne finalen e Conference League.

Kjo ishte finalja e tretë e Conference League, turneut të ri të UEFA-s. Më herët ketë trofe e kanë siguruar Roma në finalen e Tiranës dhe Uest Ham në Pragë.

Formacionet zyrtare:

OLYMPIACOS (4-2-3-1): Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carma, Ortega; Hezze, Iborra; Podence, Chiquinho, Fortounis; El Kaabi Trajner: Mendilibar.

FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur, Mandragora; Gonzalez, Belotti, Kouame Trajner: Italiano.

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare, çështja e pankinës, Bayern Munchen firmos me pasuesin e Tuchel

Vicent Kompany është trajneri më i ri i Bayern. Lajmi është dhënë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nga klubi gjerman.

Kompany u lirua nga detyra te Burnley, për t’u ulur në pankinën e bavarezëve, duke pasuar kështu Tuchel. Bayern nuk zhvilloi një sezon të mirë, ku për herë të parë pas shumë vitesh, mbeti pa asnjë trofe sezonal.

Continue Reading

Sport

Allegri i shpall luftë Juventusit, kërkon 14 milionë euro dëmshpërblim për shkarkimin

Shkarkimi dy javë para fundit i ka djegur jo pak Massimiliano Allegrit, që duket se tashmë ka vendosur të shkojë në luftë kundër Juventusit. Trajneri, nëpërmjet avokatit të tij, u ka kërkuar bardhezinjve 14 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.

Allegri ka kërcënuar se do të çojë çështjen në gjykatë, teksa nga ana tjetër klubi bardhezi ka refuzuar kërkesën e ish-trajnerit, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e tij për 14 milionë euro.

Negociatat pritet të vijojnë sërish në ditët e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit që synojnë të ulin sa më shumë shifrën e pretenduar nga Allegri dhe stafi i tij, të cilët kanë kontratë deri në fund të sezonit me bardhezinjtë.

Massimiliano Allegri u shkarkua dy javë para fundit, pas një shpërthimit ndaj arbitrave, drejtorit sportiv Giuntoli dhe drejtorit të gazetës torineze “TuttoSport”, në përfundim të finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Në vendin e teknikut bardhezi pritet të emërohet Thiago Motta, i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me Bolognën dhe është drejt zyrtarizimit në stolin e Juventusit.
Continue Reading

Sport

Rummenigge zbulon trajnerin e ri të Bayern: Kompany do firmosë

Tashmë nuk ka dyshime, Vicent Kompany do të jetë trajner i Bayern. Ka qenë anëtari i bordit të drejtorëve të ekipit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, që ka thënë diçka të tillë.

“Drejtori ynë sportiv ka zgjedhur Kompany, nuk është ende zyrtare, por kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u rregulluar.Ishte Guardiola ai që rekomandoi zgjedhjen? Ai na dha një ndihmë të madhe. Ai e kishte kapiten te City dhe gjithashtu e ndoqi kur ishte në Burnley” – tha Rummenigge para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “European Globe Soccer Award”:

Continue Reading

Sport

Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin, dënojnë dhunën në stadiume dhe trukimin e ndeshjeve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, që ka për qëllim bashkimin e forcave kundër dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës, mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive dhe kundër paracaktimit të rezultateve në garat sportive.

Gjithashtu, Policia e Shtetit do të kujdeset për sigurinë e ekipit tonë kuqezi, gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.

Duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti, Ministri Balla, gjatë kësaj ceremonie u shpreh se; “dokumenti përmban masa konkrete për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive”.

Sa i përket parandalimit dhe frenimit të fenomeneve të dhunës dhe sjelljeve antisportive, Balla vuri në dukje se “për fat të keq ndeshjet e futbollit, sidomos ato të kampionateve kombëtare, kanë qenë herë pas here dëshmitare të incidenteve të dhunshme dhe sjelljeve antisportive, që kanë cenuar imazhin e sportit dhe kanë rrezikuar jetën e tifozëve dhe lojtarëve. Ky memorandum synon të adresojë pikërisht këto probleme në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme”.

Në memorandum, parashikohet edhe bashkëpunimi në lidhje me trukimet e ndeshjeve, apo fenomeneve të tjera të paligjshme.

“Nëpërmjet këtij memorandumi, Ministria e Brendshme dhe Federata Shqiptare e Futbollit angazhohen të bashkëpunojnë ngushtësisht për të hartuar dhe zbatuar politika gjithëpërfshirëse kundër dhunës dhe paracaktimit të rezultateve në garat sportive. Së bashku do të përqendrojmë forcat tona në masa parandaluese, iniciativa edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe në masa ndëshkimore të rrepta për shkelësit”, shtoi Ministri.

Ministri i Brendshëm është i njohur për pasionin e hershëm për sportin, e futbollin veçanërisht, dhe njihet si një ndër përkrahësit më të zjarrtë të ekipit kombëtar.

“Këtë vit, Shqipëria ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për Kampionatin Evropian. Ky është një moment krenarie për të gjithë vendin dhe një dëshmi e përpjekjeve të palodhshme të lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ky kualifikim na kujton rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët për të arritur objektiva të mëdha”, nënvizoi Balla.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING