Connect with us

Politike

‘200 mln lekësh…’/ Deklarata e Ibrahimaj që çoj në shkarkimin e saj?

Sot, kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën për shkarkimin për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Vendimi për shkarkimin u konfirmua sot, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, ku detajet janë të cunguara.

Në fakt ajo që sot u “shit” si shkarkim, në fakt është një dorëheqje, e zvarritur prej kohësh nga ana e kryeministrit Edi Rama. Por që nga e premtja e shkuar, më në fund Rama e mori sot vendimin për të lënë pas një nga bashkëpunëtoret e tij që në vitin 2021. Por të premtën ndodhi gjithçka, vetëm disa orë nga një deklaratë që bëri nga seanca e fundit në Kuvend.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tashmë një “ish”, foli për pagesat e tre incineratorëve duke hequr përgjegjësinë nga blloku i financave të vendit që ajo drejton.

“Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë,”-tha Ibrahimaj.

Kaq tha Ibrahimaj, e në fund dëshira e saj duket se u plotësua. Të nesërmen letra e saj e dorëheqjes u firmos nga Rama, por mesa duket me një kusht…të “shitet” si shkarkim. Ndërkohë që vendimi është marrë, ende nuk ka një reagim nga ministrja, për të dhënë edhe ajo versionin e saj që me shumë gjasa nuk do të ndodhë. Siç nuk ka ndodhur me asnjë prej të shkarkuarve të tjerë. Të paktën, Ibrahimaj kishte ‘privilegjin’ që të mos e merrte vesh nga mediat, apo nga rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama./dosja.al

Politike

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, pamjet

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Continue Reading

Politike

“Uaaa, flet partia e vulës për moral”/ Meta: Basha gënjen edhe kur fle

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me një video të publikuar sot nga PD e vulës, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Berishës dhe Metës.

Meta e ka cilësuar ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Loja vazhdon/ Meta do ta largojë, Kryemadhi i qëndron besnike e voton për president të PL-së

Loja brenda Partisë së Lirisë mes Ilir Metës kryetar partie dhe bashkëshortes së tij, ish-kryetare dhe anëtare e kryesisë ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme teksa në Pallatin e Kongreseve është mbledhur Konventa Kombëtare.

Prej 2-3 javësh, Ilir Meta nisi një fushatë të egër kundër Kryemadhit duke e akuzuar për shkatërrimin e partisë që ia la me 17 deputetë dhe tani ka vetëm katër. Ai e akuzoi bashkëshorten e tij për nepotizëm, që sipas Metës ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.

Për këtë Meta thirri edhe Konventën Kombëtare për të ribërë forumet e partisë, e me këtë rast për të larguar bashkëshorten nga kjo forcë politike.

Vetëm ditën e sotme Kryemadhi “e pranoi” fitoren e Metës teksa deklaroi se ajo është një gladiatore me taka, por që do të shohë prioritete të tjera duke iu përkushtuar familjes.

E megjithëse burri e nxori nga skena politike, loja brenda partisë ka vijuar deri në momentet e fundit, kur Kryemadhi e votoi Ilir Metën për President të Partisë, duke e bërë publike votën e saj.

“Nuk ka fshehtësi vote mes burrit dhe gruas”, tha Kryemadhi në votimin që mesa duket do të jetë i fundit i saj si e zgjedhur në forumet e larta të partisë së bashkëshortit të saj.

Continue Reading

Politike

Konventa e PL-së/ Meta zbut tonet ndaj SPAK!, asnjë akuzë ndaj drejtësisë

Për rreth një orë 30 minuta kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti një fjalim në Konventën e partisë së tij.

Meta akuzon Ramën se ka rrëmbyer vulën e PD e i gënjen mendja se mund të marrë dhe vulën e PL-së e të shuajë opozitarizmin.

‘Partia do ribëhet! Kush është me Ilir Metën, nëse sot votohet sot si president, rri me Ilir Metën, kush nuk është, burrë apo grua i jep dorën e ikën. Kush qëndron për të bërë lojrat e don Agaçit e Tarallakut e ka gabim, se Ilir Meta ka bërë shkollën e Fatos Nanos, Ramiz Alisë e Sali Berishës. I ka bërë të gjitha shkollat që I duhen për tu përballur me mafian. Nuk bëhet opozita një dorë baklava e një dorë revani’ -tha ish presidenti në fjalën e tij.

Në fjalimin e gjatë s’la pa shigjetuar edhe kundërshtarët të tjerë politikë, por ajo që u vu re ishte se Meta nuk bëri asnjë sulm kundrejt drejtësisë, ndryshe sa e kemi parë kohët e fundit me retorikën e tij të ashpër, kryesisht ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Meta u tregua i kujdesshëm sot që mos të sulmonte sistemin e drejtësisë.

Meta tregoi në Konventë edhe se si ja dha nënshtetësinë Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Meta tha problemi nënshtetësisë së Kryepeshkopit është përdorur për politikë, por ai i dha zgjidhje këtij problemi.

‘Kur më erdhi ambasadorja greke, Eleni, në takimin e parë si president, më tha ‘si do iki unë nga Shqipëria, çështjen e detit jo, çështjen e shtetësisë së Fortlumturisë jo’, dëgjo i thash, tek kjo e detit nuk ma ka fal gjyshi, nuk është i imi, po të doni shtëpinë time, atë ua fal.

Aty është Kushtetuta dhe ka një vendim të Gjykatës, dhe unë dua ta zgjidh në interes të dy vendeve. Ti nuk do ikësh pa asnjë sukses i thash, se problemi i Fortlumturisë do zgjidhet, se çdo gjë është përdorur si një sajesë politike, të shkonte ai 90 vjeç në polici, apliko në komisariat, e kërkon procedura thoshin. Erdhi zotëria, për një javë u zgjidh çështja’, u shpreh Meta.

Continue Reading

Politike

Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së

Në Konventën e Partisë së Lirisë Ilir Meta ka cilësuar si krim të madh djegien e mandateve. Meta po ashtu tha se dy kompani izraelite të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së.

‘Filloi me 9% LSI numërimet, kur u zgjova unë vajti 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite të cilat koordinonin bashkë kishin lidhje bashkë njëra për Lulin tjetra për Ramën të dyja kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Kam bërë gabim që kam fol vetëm me 2 deputetë, por duhet të kisha folur më të gjithë një më një. I thash Haxhinastos, që pse e dogje mandatin? Më tha mendova se ti ishe larguar. Por si morë jam larguar unë nga beteja. Me 4 mln shqiptarë plus. Me organizmin që sot fillon nga e para. Sot në darkë do të mblidhemi. Gjysma e partisë sot është në emigracion.’- tha Meta.

Meta po ashtu kritikoi strukturat e partisë në lidhje me anëtarësimet e reja në parti.  Meta foli në Konventë me mesazhet e Stalinit e Lenini, ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik

‘Do mblidhemi në komision organizimi dhe do bëjmë bilancin sot dhe do ta fillojmë nga vetja kur vija politike është e qartë ka thënë Stalini faktor vendimtar për fitoren mbetet organizimi. Lenini pushteti merret ose humbet çdo ditë, ose i bën njerëzit për vete ose i largon. Pse gënjehet Ilir Meta me foto?! 1000 të rinj i mbledh Ilir Meta sot, jo vetëm 15 veta. Çdo kush nga që ka 15 vite plus në parti, duhet të kishte nga 15 mijë të rinj nga mbrapa. Nuk është e lehtë që në kohë kaq të trazuara kërkojnë të shkatërrojnë identitetin shqiptar.’- tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING