Connect with us

Bota

Trump vë bast: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të Amerikës

Trump trondit skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë për Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan tha se, pas përfundimit të luftës me Iranin, Shtetet e Bashkuara do ta shpallin këtë rrugë strategjike ujore territor amerikan, por nuk dha asnjë detaj se si do të realizohej një veprim i tillë.

Trump deklaroi se kjo do të ndodhë “shumë shpejt” pasi, sipas tij, Irani të mposhtet. Ai pretendoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë dhe se asnjë anije nuk kalon pa autorizimin amerikan.

Ngushtica e Hormuzit është një prej pikave më strategjike të transportit energjetik në botë. Përmes saj kalonte para konfliktit rreth një e pesta e furnizimit global me naftë, ndërsa tensionet e fundit kanë shkaktuar një rënie drastike të trafikut detar.

Deklarata e Trump vjen në një moment kur SHBA-ja dhe Irani mbeten në përplasje për kontrollin dhe lëvizjen e anijeve në këtë ngushticë, ndërsa negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Trump foli edhe për rritjen e çmimeve të karburantit në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se amerikanët duhet të pranojnë të paguajnë më shumë për benzinën, duke mbrojtur vendimin e tij përballë kostos ekonomike të konfliktit.

Presidenti amerikan e lidhi luftën me synimin për të penguar Iranin të sigurojë armë bërthamore, duke e cilësuar Teheranin si një vend që, sipas tij, nuk duhet të ketë një kapacitet të tillë.

Advertisement