Connect with us

Kronike

Në gjendje të dehur, shoferi përplas 47-vjeçaren

Policia e Tiranës ka arrestuar një shofer, i cili në gjende të dehur ka përplasur një 47-vjeçare dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Sipas njoftimit të bluve, E.Ll, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen B. H., 47 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Më pas, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. M. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se shtetasi E. Ll. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural.

Advertisement