Aktualitet
Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga tymi i gazit lotsjellës, situata mbetet e tensionuar
Situata në sheshin “Skënderbej” në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe fishekzjarrë. Ndërkohë, zona është mbuluar nga gazi lotsjellës, duke vështirësuar situatën në një nga hapësirat qendrore të kryeqytetit.
Përdorimi i lëndëve piroteknike dhe gazit lotsjellës vjen pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës, e cila është shoqëruar me incidente në disa zona të Tiranës.
Më herët, përplasje janë raportuar edhe pranë Piramidës, ku të rinj kanë hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të efektivëve të policisë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet në terren vijojnë të shënohen nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.