Connect with us

Aktualitet

‘Hajduti’, Fraholli ish-kandidat për kryetar komune

Personi në foto është Reshit Fraholli, një nga punonjësit e bashkisë Pogradec që vodhi ndihmat e qytetarëve në Pogradec së bashku me 3 kolegët e tij. Ai ka qenë kandidat për kryetar në Komunën Cerravë si dhe ka punuar tek Ujësjellës Kanalizime në Pogradec.

Të katërt, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. Personat e arrestuar do të hetohen për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *