✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Abilekaj: Nëse partitë do të shkrihen me protestën, kjo do të krijonte çorientim

Analisti Enton Abilekaj, duke krahasuar protestën e studentëve në Serbi dhe në Shqipëri, u shpreh se te e para partitë nuk ishin në protestë, ndërsa këtu janë PD dhe partitë e reja dhe kjo e çorienton protestën.

“Protesta nisi nga flamingot, por u shndërrua në protestë politike. Edhe sot është e tillë. Kërkesat e saj nuk e lidhin me Francën dhe Italinë. E dyta, po ta krahasojmë me Serbinë, nuk jemi në atë stad, pasi Serbia përfshiu të gjithë fakultetet, qytetet dhe në mënyrë masive qytetarët. Mënyra e organizimit ishte perfekt. Ata janë njerëz vendimarrës, por nuk janë përfshirë në asnjë nga produktet e protestës. Nuk u bënë deputetë. Sot jemi në fazën që po vendosin qeverinë e re me të njëjtin sistem organizimi që kishin gjatë protestës.

Edhe protesta në Serbi nuk ishte gjithmonë e dhunshme. E dhunshme ishte kur e nxiste Vuçiç që të përplaseshin.

Sot kemi protestë që lindi në mënyrë xhenuine, shkoi te dhuna, por ka një problem me partitë politike dhe organizimin. Berisha tha do të bëjmë protestë kombëtare, do ta bashkojmë me protestën e studentëve. Këtë e përdori Rama për të thënë ja ku janë studentët e dhunës.

Ne kemi dy parti të lidhura me protestën, Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. Nëse shkrihen me protestën si parti, kjo do të krijonte çorientim për protestën, janë partiakë apo jo. Kjo e bën të ndahet nga protesta e Beogradit.”

Advertisement