Connect with us

Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinaj, gazetari: Policia di çdo gjë

Fati i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj prej disa javësh vijon të mbetet një mister. Gazetari Elton Qyno ka deklaruar ditën e sotme se ka disa dyshime në lidhje me fatin e Martinajt.

Qyno u shpreh se Martinaj ka qenë disa herë në shënjestër të grupeve kriminale për t’u vrarë dhe është ndjekur hap pas hapi në shumë qytete të Shqipërisë.

“Ngjarja për Martinaj dhe për zhdukjen e tij ka shumë pikëpyetje, nëse është inskenim apo pengmarrje. Flitet që Martinaj është marrë peng por nuk ka asnjë video. Nuk përjashtohet mundësia e inskenimit dhe vrasjes pasi Martianj ka qenë shënjestër disa herë për t’u vrarë. Është ndjekur hap pas hapi në shumë qytete të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ai thekson se në rast se Martinaj është rrëmbyer apo vrarë policia e shtetit ka pasur informacion, ndërsa shtoi se pika e fundit ku është parë Martinaj është qyteti i Shijakut.

“Unë ngre pikëpyetje se nëse ky individ është rrëmbyer, pa diskutim se Policia e Shtetit ka pasur informacion se ku është rrëmbyer dhe nëse është vrarë policia ka informacion. Ka qenë një person i rrethuar nga policia. Ai i paguante për çdo lloj shërbimi. Policia dhe vetë Jeton Lami, ka informacion se ku është çuar ky individ. Nëse e ka marrë nga Durrësi, më pas në zonën e ‘Zogut të Zi’ e më pas në Shijak, atëherë kujt ia ka çuar këtë individ.

Më rezulton se pika e fundit e Martinajt ka qenë Shijaku. Pse nuk pyeten oficerët e policisë që e kanë e marrë dhe e kanë çuar në një shtëpi dhe ata e dinë se e kujt ka qenë shtëpia. Kam dyshime që hetimi i është lënë Prokurorisë së Laçit, dhe nuk e ka marrë në dorë çështjen në dorë SPAK, që është dhe Prokuroria që e ka shpallur në kërkim”, deklaroi ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *