Kronike
Atentati në Durrës/ Fugoni i bardhë e u filmua nga…
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i dështuar ditën e djeshme ndaj një personi në Durrës. Objektiv i këtij atentati ka qenë Akil Nerjaku
Ndërkohë gazetari i NTV.AL, raporton se autorët lëviznin me një automjet tip furgon ngjyrë të bardhë.
Dyshohet se autorët e kanë ndjekur objektivin e tyre.
Sapo ai ka zbritur nga makina, kanë qëlluar një herë me snajper, por plumbi nuk e ka kapur dhe ka qëlluar një makinë të parkuar me targa të huaja.
Sapo kanë bërë atentatin, autorët me furgonin e bardhë janë larguar në drejtim të Plepave ku edhe kanë humbur gjurmët.
Burime për NTV.AL bëjnë të ditur se furgoni i dyshuar nga verifikimet paraprake rezulton të jetë me targa të vjedhura nga një automjet tjetër disa muaj më parë.
Policia mësohet se ka nisur këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati ditën e djeshme. Zona në fjalë është e mbushur me kamera sigurie dhe pritet të dalin detaje të tjera rreth ngjarjes.