Kronike
Durrës/ Vidhte pjesë makinash, arrestohet i riu

Durrës / Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin G. H., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur pjesë automjetesh në pikën e grumbullimit të automjeteve të sekuestruara.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. K., 68 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

