Connect with us

Aktualitet

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës/ Situata e rrezikshme, flakët pranë banesave

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të mbetet kritike, teksa flakët rrezikojnë të përfshijnë banesat që ndodhen në afërsi të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, e gjithë kurora e gjelbër e pyllit është mbuluar nga një shtëllyngë e madhe tymi, teksa terreni i vështirë për të ndërhyrë e ka bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Zjarri është afruar pranë dy banesave, por situata nuk është alarmante, pasi është frenuar përhapja e flakëve. Në terren ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikëse, Policia e Shtetit, administrata e Zonave të Mbrojtura, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Dibër së bashku me vullnetarë dhe familjarë të zonave.

Advertisement