Connect with us

Kronike

Zbardhet dëshmia nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali

Festa mes shqiptarëve në një lokal, disa gota më shumë, e ndoshta edhe një ngacmim në drejtim të një vajze, dyshohet se u bënë shkak për një ngjarje tragjike mbrëmjen e së premtes në Turbigo të Italisë.

Si pasojë i këtij sherri një djalë i ri, 23-vjeç mbeti i vrarë. Së fundmi mediat italiane raportuan se bëhet fjalë për Emanuel Rrokun, ndërsa kanë publikuar edhe fotografitë e të ndjerit. Edhe pse 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrin dhe për pasojë ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë tronditëse të një italiani, Luca di Cuggiono, i cili u gjend në mes të një skene që vetëm në filma mund të imagjinohet se mund të shihet.

“Ai që qëlloi, përpara u zu me partneren. Njëri ndërhyri dhe ai iu përgjigj menjëherë me armë, duke e plagosur në këmbë. Ishte dukshëm në gjendje të dehur. Pastaj shpërtheu gjithçka. Dolën të gjithë jashtë nga lokali dhe i hipën sipër për ta çarmatosur. Kishte një pistoletë të vogël. Pastaj ndodhi tragjedia. Ai qëlloi edhe njëherë dhe e vrau të riun duke e qëlluar në qafë”, tregoi dëshmitari.

Luca ishte afër ambulancës dhe pa momentin kur punonjësit e emergjencës përpiqeshin të mbanin në jetë të riun shqiptar. “Një djalë i ri nisi të bërtiste, po vdes-po vdes. Ai që qëlloi ishte përtokë në trotuar, të gjithë po e shanin. Një vajzë ulërinte”Erdhën shumë makina të karabinierëve dhe një makinë me shqiptarë. Një skenë e tmerrshme që nuk merrte mendja kurrë që mund ta shihja në Turbigo”.

Ngjarja e rëndë ndodhim mbrëmjen e së premtes, teksa shqiptarët po festonin në një lokal. Plumbi ishte fatal për të riun 23-vjeçar Emanuel Rroku i cili kishte shkuar vetëm 3 vjeç në Itali. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili u arrestua dhe ndodhet në spital pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën.

Kronike

Zbulohet qendra e masazhit e përshtatur për pros*titucion në Tiranë, drejtohej nga një 19-vjeçar

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka zbuluar se në një qendër masazhesh në kryeqytet kryhej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Policia ka shpallur në kërkim 19-vjeçarin me iniciale M. M., i cili dyshohet të jetë administrator i qendrës, ndërsa janë vënë në pranga shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse), si dhe janë proceduar 3 persona të tjerë.

“Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 19-vjeçari.

Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion”.

Si rezultat i tij:

▪️u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).

▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;

▪️u shpall në kërkim shtetasi  M. M., 19 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Continue Reading

Kronike

Ate*ntati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Plaurent Dervishaj, Rrajën dhe 4 të tjerë

SPAK mbyll hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe dërgon dosjen për gjykim. 6 persona merren të pandehur.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.184/1, të vitit 2021, dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurve:

1. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

·         “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimave Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), për periudhën para ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive);

·         “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1/2, i Kodit Penal, si dhe

·         “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

2. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

·         “Vjedhja”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë dhe 28/4, të Kodit Penal (sipas episodeve respektive);

·         “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë dhe 28/4, të Kodit Penal;

·         “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenit 278, paragrafi i tretë i Kodit Penal;

·         “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, për episodin e datës 01.11.2019, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22 dhe 28/4, të Kodit Penal;

·         “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e të ndjerit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), për episodin e datës 01.11.2019, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh” dhe 28/4, të Kodit Penal;

·         “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, si dhe

·         “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

3. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

·         “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimave Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive);

·         “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1/2 të Kodit Penal, si dhe

·         “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

4. Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

·         “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë) dhe

·         “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë).

5. Ramazan Rraja, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal (armë zjarri e cila i është gjetur me vete gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 19.04.2023).

6. Genti NDERJAKU (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

·         “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimës Mitri Prifti, për periudhën ndërmjet datave 04.09.2020-30.01.2021;

·         “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe

·         “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, ku rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri, që kishte të vendosura targat AA 342 LM, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, shtetasit të cilët udhëtonin në mjetin me targë AA 333 ZD, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho, kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Nga veprimet hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal janë identifikuar paraprakisht dy nga autorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, konkretisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, bazuar dhe në analizën e komunikimeve të kriptuara, janë administruar prova të cilat kanë evidentuar rolet e secilit prej të pandehurve, si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në këto ngjarje. Të pandehurit ka rezultuar se kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat (e vjedhura) që do të përdornin për të ndjekur viktimat, të cilët nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e tyre edhe nga bazat e të dhënave shtetërore. Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime.

Më konkretisht është bërë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarjen e datës 01.11.2019, shtetasit: Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan) si bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj (të cilët po gjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për ngjarjen e datës 01.11.2019), ku ka rezultuar se kanë marrë pjesë në episodin e datës 01.11.2019, për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1,2; 134/2; 28/4; 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa të pandehurve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019, periudha gjatë të cilave të pandehurit kanë ndërmarë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.

Më konkretisht, gjatë hetimit janë grumbulluar prova që provojnë se të pandehurit Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), vepra të kryera para datës 01.11.2019.

Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë evidentuar faktin penal se shtetasit Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, kanë konsumuar elementët e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019).

Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.

Po kështu i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Mitri Prifti, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 i Kodit Penal.

Sa i përket të hetuarit tjetër Marsel Deçka, Prokuroria e Posaçme, ka konkluduar se nuk ka kryer elementët e veprave penale të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, sa i përket episodeve pas ngjarjes së datës 01.11.2019, për rrjedhojë, i jemi drejtuar gjyqtarit të seancës paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto ngjarje, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr.184/1 të vitit 2021, numërtimin si procedimi penal Nr.184/2 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve.

 

Continue Reading

Kronike

Me ar*më në makinë, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në Vlorë

VLORË- Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë, i cili qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Opel”, me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Autoritete sekuestruan armën e zjarrit dhe një sasi municioni luftarak.

Continue Reading

Kronike

VIDEO: Shoferi i droguar dhe i pirë hyn mespërmes oborrit të shtëpisë private në Tiranë

Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë. Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Por nuk mbaron me kaq. Autoritetet njoftuan se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit e policisë. Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.

“Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.

Continue Reading

Kronike

‘I çuan fjalë një javë para, tashmë radhën e ke ti’/ Gazetari zbulon mesazhin që Martinaj mori para zhdukjes

Gazetari Igli Çelmeta, ka zbuluar se Ervis Martinaj, kishte marrë një mesazh disa ditë para se të zhdukej. Ai shprehet se pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Brilant Martinaj, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar dhe i kanë thënë “tashmë radhën e ke ti”.

Sipas Çelmetës, Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn, por nuk e thotë sepse ka të implikuar jo vetëm anëtarë të grupeve kriminale, por edhe efektivë e njerëz nga politika.

“Pas disa ngjarjeve të rënda kriminale, vrasja e kushëririt në 17 korrik, atentati ndaj krahut të djathtë Ylli Ibrahimi dhe 1 javë më pas, këtë informacion e ka edhe Policia e Shtetit, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar, i kanë thënë që “tashmë radhën e ke ti”. Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje, punonjës të cilës.

Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn por nuk e thotë. E vërteta e Ervis Martinajt lidh shumë fusha përveç krimit të organizuar, lojërat të fatit dhe Policisë së Shtetit, lidh edhe politikën. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë, nuk do të zbardhet.

Ka shumë zyrtarë të policisë, drejtues të saj që merrnin haraçin nga Martinaj i cili kontrollonte lojërat e fatit dhe donte të ishte i paprekshëm duke kontrolluar territorin. Përfshirja e drejtuesve të Policisë bën që kjo ngjarje të mos zbardhet”,- tha Çelmeta.

Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022 dhe deri më tani, fati i tij është mister. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING