✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

KEMBA U THYE NE DURRES POR PLASI NE FIER/ ANALISTI: VELIAJ KERKON TE BEJ PAZAR ME RAMEN

Gazetari Elvi Fundo ka komentuar shkarkimin e disa drejtuesve në Bashkinë e Tiranës, me firmën e Erion Veliajt, duke e interpretuar këtë lëvizje si një përpjekje të kryebashkiakut për të hapur një kanal kompromisi me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Fundos, Veliaj po ndërmerr këto veprime me shpresën për të arritur një marrëveshje politike me Ramën, por mundësitë për një pazar të tillë janë tashmë të pakta. Ai tha se lëvizjet në Bashki nuk janë thjesht çështje administrative, por kanë prapavijë politike dhe synojnë të rikthejnë vëmendjen mediatike te Veliaj.

Gazetari pretendoi se në këtë strategji po ndërhyn edhe Plarent Ndreca, i cili, sipas tij, po këshillon kryebashkiakun për të ndërmarrë lëvizje që ta mbajnë atë në qendër të diskutimit publik.

“Veliaj i bën të gjitha me qëllimin për të bërë pazar me kryeministrin. Këmba e thyer ndodhi në Durrës, kur shkoi në Fier plasi. Nga halli i burgut të Fierit na plasi edhe drejtorët. Edhe telefonata me Ramën ka ndodhur për lëvizjet në Bashki. Ndreca ndërhyn, me sa di unë, që të mbeten në treg”, u shpreh Fundo.

Ai e lidhi këtë përpjekje edhe me refuzimin e Veliajt për të pranuar dorëheqjen, duke iu referuar një këshille që, sipas tij, i është dhënë nga gazetari Tan Hoxha.

“Je kryetar i mirëfilltë, jep dorëheqjen”, citoi Fundo këshillën e Hoxhës, ndërsa shtoi se Veliaj nuk dëshiron të përballet me perspektivën e të shkuarit në Strasburg si një i burgosur ordiner, por synon të ruajë shpresën se mund të fitojë diçka nga zhvillimet politike.

Në vijim, Fundo përmendi edhe shifrën prej 700 mijë dollarësh për lobime, si dhe bëri një paralele me Elisa Spiropalin, duke deklaruar se, sipas tij, figura të lidhura me lëvizjen MJAFT kanë humbur pozitat e tyre politike.

Për Fundon, shkarkimet në Bashkinë e Tiranës nuk janë thjesht një riorganizim i administratës, por pjesë e një përpjekjeje të Veliajt për të negociuar me Ramën dhe për të mos dalë nga skena politike.

Advertisement