✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

15-vjeçari plagos me thikë punonjësin e fast-food-it në Fier

Një punonjës i një fast-food-i në Fier është plagosur me thikë nga një 15-vjeçar, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Pas ngjarjes, i mituri është larguar nga vendi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Punonjësi i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

Rrethanat e plota të konfliktit mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.

Advertisement