Aktualitet
Zjarr në fshatin Shegas, Deputeti i PD bën thirrje
Ditën e sotme një zjarr ka përfshirë sipërfaqe pyjore në fshatin Shegas. Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ndarë pamjet nga zjarri i cili shihet se është në përmasa të mëdha. Ai bën thirrje urgjente autoriteteve që të mos i lënë qytetarët në mëshirë të fatit por të reagojnë.
‘Ne fshatin Shegas zjarr i madh. Banoret kane nevoje emergjente per nderhyrjen e sherbimit zjarrfikes. I bej thirrje autoriteteve pergjegjese mos ti lene qutetaret ne meshire te fatit por reagoni menjehere.’-shkruan Korreshi në Facebook.