Connect with us

Politike

Balluku: Të dhënat nuk janë zhdukur, Salianji: Ka dështuar qeveria

PJESË NGA PËRPLASJA: 

Balluku: Hackerat kanë qëndruar 14 muaj patjetër. Se kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi sisteme të avancuara. Nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli të organizuar nga një shtet tjetër. Ne kemi qenë në sulme të ndryshme, të hakerave amator apo profesionist. Por kjo ishte e pamundur për ne të përballonim këtë sulm Patronazhistët dhe sulmi i Iranit as nuk lidhen gjëkundi dhe as nuk do të lidhen. Bëni gabim që në një moment kaq të vështirë kur një pjesë e Ballkanit është nën atak, nuk kanë lidhje me sulmin që kemi pasur ne. Por fakti që i gjithë rajoni është nën sulm flasin qartë për një momentum që nuk duhet të kthehet në kalin tuaj të betejës. Fakti që doni të mbështesni këtë rrugë, fakti që u ofruat për të forcat mbrojtjen, kjo është mbrojtja më e mirë. Më 15 korrik 2022…iu duhet raporti? Patëm një kërkesë…

Salianji: Më vjen mirë që ministrja përgënjeshtron kryeministrin në publik. *lexon postimet e Ramës lidhur me sulmet kibernetike. Kryeministri nuk e ka pranuar që agresioni ka ndodhur dhe që Shqipëria të ketë dështuar. Ja ku jemi, ç’kërkoni nga opozita? Ne do ua sjellim me shkrim pyetjet që kam për këtë çështje. I vetmi shtet që ka ndodhur një sulm i tillë është Estonia, që nuk i kanë marrë të dhënat por vetëm ia kanë dëmtuar.

Balluku: Atëherë sa i përket referencave tuaja, i jeni referuar të gjitha herët kryeministrit. Asnjë e dhënë nuk është zhdukur. Referoju meqë po flet për raportet e FBI. Transparencë nuk doni. Nuk lejuar që të lexohet raporti, të paktën kini parasysh që asnjë e dhënë sensitive, apo jo e tillë, nuk është zhdukur nga sistemi. Siç jeni në dijeni me raportet publike. Fakti që të gjitha të dhënat janë ende, tregon që pavarësisht sulmit që ka nisur muaj më parë, nuk ia kanë dalë që të fshijnë të dhënat. Kërkojmë nga opozitë që të mos e përdorë këtë luftë për abuzime dhe goditje narrative. Në bashkëpunim me opozitën kërkojmë që të kemi mundësi që të rishikojmë disa nga aktet ligjore për sulmet. Atë që Salianji tha për nbashkëpunimin, do donim ta shihnim në realitet. Lejoni të bëhet transparenca kur e kërkoni. Doni të përfiutoni nga një situatë, por kjo nuk është dosido. Çdo shqiptar është në një moment shumë të vështirë, është në një sulm agresiv nga kapacitete financiare. Merreni seriozisht këtë gjë. është momenti për t’u bërë bashkë dhe për të mbrojtur Shqipërinë.

Salianji: Nuk ka replikë mbi replikë. Shumë shkurt po iu them. Asnjë zhdukje dhe rrjedhje të dhënash thotë kryeministri, ndërsa rrjedhje kemi e thotë Prokuroria. Ne kërkojmë plotësisht a ka përgjegjës apo jo kjo ngjarje? Nuk ka dështuar Shqipëria jo, ka dështuar qeveria. Se i kanë rënë br*kët në fund të këmbëve..

Advertisement