Politike
Pas përjashtimit nga grupi i PS-së, Elisa Spiropali: Po e marr si dekoratë! Ata që duhet të ikin rrinë, ata që duhet të rrinë ikin
Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali po mban një konferencë për shtyp.
“Po e marr si dekoratë. Mes të qenurit edhe kryetarja më e re e zgjedhur në historinë e kuvendit të Shqipërisë edhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026, për arsye të qëndrimeve të saj. Mendoj se s’duhet të çuditemi fare. S’ka asgjë për tu habitur për sa kohë që ata duhet ët ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë, ikin”, tha Spropali.
Votimi i deputetëve socialistë erdhi 10 ditë pasi Asambleja e PS-së e përjashtoi atë nga të gjitha forumet e partisë. Deputetët socialistë votuan të martën në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku munguan si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe vetë Spiropali. Sipas burimeve të Report Tv, të gjithë deputetët e pranishëm votuan pro largimit të saj nga grupi, ndërsa Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan.
Me largimin e Spiropalit, grupi parlamentar i PS-së mbetet me 81 deputetë. Për të arritur shumicën e cilësuar prej 84 votash, që nevojitet për miratimin e ligjeve që kërkojnë tri të pestat, socialistët varen tashmë nga votat e të tre deputetëve të partisë së Tom Doshit.
Lajmi në përditësim….
Përjashtimi/ Spiropali: E mbaj si dekoratë! Kam përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit të personalizuar

Elisa Spiropali e quan “dekoratë” të qenët e para grua në 35 vjet që përjashtohet nga një parti politike. Ajo thotë se tanimë sistemi elektoral është moçal politik dhe nuk ka më puls për nevojën e shoqërisë për më shumë përfaqësim.
Ajo shprehet se qëndrimet publike që ka mbajtur erdhën nga një analizë e gjatë se gjërat kanë ndryshuar. Më tej, pranoi përgjegjësitë e saj për krijimin e kësaj mënyre qeverisjeje e pushteti.
“Ti përmende historinë. Unë jam e para grua në 35 vjet dhe po e marr si dekoratë këtë meqë jam edhe kryetarja më e re e zgjedhur e Kuvendit të Shqipërisë. Me këto dy skaje, duke qenë edhe gruaja e parë e përjashtuar nga një parti në 2026 për arsye të qëndrimeve të mia, nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për sa kohë që ata që duhet të ikin, rrinë dhe ata që duhet të rrinë, ikin. Mendoj se do të shohim edhe shumë të tjera sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë delikate. Këtë qëndrime kam mbajtur edhe para protestave të flamingove, për t’iu përgjigjur kohës për mënyrën si vepron pushteti dhe vendimmarrja. Kam folur për nevojën për reformim të sistemit tonë elektoral që tanimë është moçal politik, është në stanjacion të plotë të përfaqësimit politik. Këtu nuk pulson më nevoja e shoqërisë për më shumë përfaqësim.
Në momentin që unë kam mbajtur qëndrime publike për t’i vënë fre pushtetit, për ta kufizuar në funksion të një Shqipërie që është e të gjithëve, në momentin që kam mbajtur qëndrime që nuk udhëhiqeshin nga një nevojë personale, di ta bëj shumë mirë brenda forcës sonë politike, na ka mësuar koha e përgjegjësitë, por ishte koha për ta kuptuar që gjërat kanë ndryshuar thellësisht. Në atë kohë shumë ngritën vetulla dhe pyetën nga erdhi kjo, ishte një analizë. E mbaj si dekoratë që jam përjashtuar. Pa diskutim që kam edhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit të personalizuar dhe partisë së një njeriu, qeverisë dhe pushtetit të një njeriu, kjo është përtej pushtetit të Edi Ramës dhe raportit personal. Ishte ajo nevojë e brendshme për të thënë që dinjiteti njerëzor dhe guximi qytetar janë më të fortë se çdo triumfalizëm. Kur kjo mungon, s’ka shtyllë që e mban në këmbë, s’ka rëndësi sa mandate”, tha Spiropali.
Përjashtimi nga PS, kujtohet Elisa Spiropali: Ndihmova në krijimin e partisë së një njeriu, tani e quaj “moçal politik”
Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ish ministrja Elisa Spiropali ka dalë në një konferencë për shtyp, ku nuk ka kursyer ironinë për vendimin e kolegëve të saj socialistë.
E përjashtuar fillimisht nga forumet drejtuese të PS-së dhe tashmë edhe nga grupi parlamentar, Spiropali është përpjekur ta paraqesë këtë zhvillim si një lloj vlerësimi për qëndrimet e saj, duke e cilësuar përjashtimin si “dekoratë”.
Në daljen e saj publike, ish-kryetarja e Kuvendit u përpoq ta paraqiste përjashtimin si një vlerësim për qëndrimet e saj, duke e quajtur sërish “dekoratë” faktin që, sipas saj, është gruaja e parë në 35 vite që përjashtohet nga një parti politike.
Spiropali nuk kurseu as ironinë ndaj zhvillimeve brenda socialistëve, duke deklaruar “Nuk ka asgjë për sa kohë që ata që duhet të ikin, rrinë dhe ata që duhet të rrinë, ikin”.
Ajo pretendoi se kritikat ndaj mënyrës së ushtrimit të pushtetit nuk kanë ardhur papritur, por janë rezultat i një analize të gjatë mbi ndryshimet në shoqëri dhe politikë. Sipas saj, sistemi elektoral ka hyrë në stanjacion dhe nuk po u përgjigjet më kërkesave të qytetarëve për përfaqësim.
“Kam folur për nevojën për reformim të sistemit tonë elektoral që tanimë është moçal politik, është në stanjacion të plotë të përfaqësimit politik. Këtu nuk pulson më nevoja e shoqërisë për më shumë përfaqësim”, u shpreh ajo.
overlay-clevercloseLogo
Por deklarata më e fortë e Spiropalit ishte pranimi i përgjegjësisë së saj në ndërtimin e modelit të pushtetit që sot po kritikon. Ish-ministrja pranoi se ka kontribuar në konsolidimin e një sistemi të përqendruar rreth një individi, duke iu referuar qeverisë dhe partisë së drejtuar nga Edi Rama.“Pa diskutim që kam edhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit të personalizuar dhe partisë së një njeriu, qeverisë dhe pushtetit të një njeriu, kjo është përtej pushtetit të Edi Ramës dhe raportit personal”, deklaroi Spiropali.
Ajo shtoi se qëndrimet e saj publike kishin për qëllim, sipas saj, kufizimin e pushtetit dhe ndërtimin e një Shqipërie që u përket të gjithëve.
“E mbaj si dekoratë që jam përjashtuar. Ishte ajo nevojë e brendshme për të thënë që dinjiteti njerëzor dhe guximi qytetar janë më të fortë se çdo triumfalizëm. Kur kjo mungon, s’ka shtyllë që e mban në këmbë, s’ka rëndësi sa mandate”, përfundoi ajo.