Bota
Eurobarometri/ Faktorët që mundin sigurinë në zgjedhjen e ushqimit
Çmimi është dallimi themelor në blerjen e ushqimieve për konsumatorët evropianë. Vetëm në vitin 2019, përpara se Evropa të goditej nga lufta dhe pandemia, origjina e produktit ishte faktori më me ndikim.
Kjo konfirmohet nga sondazhi i katërt i Eurobarometrit i sapo publikuar për sigurinë ushqimore dhe është një pamje që del nga 27,000 intervistat e kryera me qytetarë nga e gjithë BE-ja
Në momentin e blerjes, 4 nga 10 qytetarë supozojnë se ushqimi është i sigurt, ndërsa 3 nga 10 besojnë se dinë mjaftueshëm për të shmangur rreziqet ushqimore. Më shumë se një e katërta thonë se e gjejnë informacionin mbi sigurinë ushqimore “shumë teknike”.
Sipas të dhënave, janë femrat ato që interesohen më shpesh për temën e sigurisë ushqimore, me 74%, krahasuar me 67% të meshkujve.
Ndër faktorët e zgjedhjes, në blerjen e ushqimeve, menjëherë pas çmimit, bie në sy shija (51%) ndërsa siguria ushqimore është vetëm në vendin e tretë.
Një tjetër faktor I përzgjedhjes ushqimor është origjina e ushqimit, përmbajtja e lëndëve ushqyese (41%), ndikimi në mjedis dhe klimë (16%), ndërsa aspekti etik zë pjesën më pak të rëndësishme.
Dy të tretat e të anketuarve (rreth 66%) thonë se “priren t’u besojnë” ose “i besojnë plotësisht” institucioneve evropiane në lidhje me rreziqet ushqimore.