Connect with us

Aktualitet

Malltezi debat me gazetarin: Veliaj të ka dhënë leje për…

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është tejet aktiv në rrjetet sociale ku publikon postime thumbuese ndaj qeverisë. Ditën e sotme ai ka postuar një foto nga lart e Tiranës ku ngre pyetjen ironike se kush e gjen Parkun Orbital.

Malltezi shkon më tej teksa shkruan se bashkia ka përlarë para me justifikim se ka mbjellë pemë. “Paratë vidhen, pemët janë virtuale, parku imagjinar. E gëzofshim Soros-drejtësinë”,-shkruan ai.

Në këtë postim të tij ka komentuar edhe gazetari Adriatik Doçi. Në replikën e tij ai ka “lënë të paralizuar” dhëndrin e Berishës pasi i thotë të pranojë se Malltezi vetë është pronar i dy kullave të fundit, leje të dhëna nga Erion Veliaj.

Doçi i replikon se duhet t’i përballojë të vërtetat me qetësi dhe jo t’i kthejë personale. Ndër të tjera i thotë se nuk është ai personi i duhur për të kritikuar “pyllin orbital”, pjesë e të cilit është edhe vetë.

Përgjigjet e gazetarit kanë marrë përgëzime edhe nga komentuesitne tjerë që ndjekin Malltezin teksa ky i fundit nuk ka replikuar më.

 

Advertisement