REAGIM
Pasuria që asnjë qeveri nuk mund t’jua marrë
“Në Japoni, gjatë luftës, një djalë i vogël mbajti në shpinë vëllanë e tij të vdekur për ta varrosur. Një ushtar e vuri re këtë dhe i kërkoi që ta hidhte në tokë fëmijën e vdekur sepse do të lodhej shumë. Ai u përgjigj: Nuk është peshë e rëndë, është vëllai im!
Ushtari e kuptoi dhe shpërtheu në lot. Që atëherë, ai fëmijë është bërë simbol i unitetit në Japoni. Kjo është motoja e tyre – Nuk është peshë e rëndë. Ai është vëllai im … Është motra ime. Nëse bie, ngrijeni lart. Edhe nëse lodheni, ndihmojeni. Dhe nëse bota e lë, mbaje mbi supe, se nuk është peshë e rëndë. Ai është ai vëllai juaj”.
Çfarë do të thotë kjo? Të ndihmosh një tjetër në fatkeqësi është vendi ku fillon qytetërimi. Të gjithë mund të thonë: tregohu i zgjuar, mendo për veten së pari. Të qenit civil, nga ana tjetër, është të jetosh me dinjitet, dhembshuri, mirësi. Të qenit i sjellshëm nuk do t’ju bëjë të dobët! Nuk ka kuptim të bësh revolucione nëse së pari nuk e revolucionarizon jetën tënde të përditshme. Është e kotë të mbushim gojën me fjalë të bukura, drejtësi, paanësi, të vërteta dhe pastaj të kthejmë kokën nga ana tjetër, të bësh sikur nuk shikon, nuk dëgjon. Mos injoroni ata që vuajnë. Edukimi i fëmijëve nis nga parimi për të respektuar njëri-tjetrin, për dhembshurinë, për mirësinë. Nuk ka revolucion më të madh se këto…
Ne kemi nevojë për njerëzim. Nëse jeni në gjendje të ndjeni, të doni, të luftoni, të keni dhembshuri për tjetrin, do të gjeni në veten tuaj një pasuri që asnjë qeveri, asnjë shtet nuk mund t’jua jap e as tjua marrë.