Aktualitet
‘Më jepni një snajper të vras Edi Ramën’
Qindra qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën sot në sheshin “Gensher” për të protestuar.
Ata zgjodhën që në formë simbolike kundër çmimit të lartë të naftës të fiknin makinat dhe të bllokonin qarkullimin në këtë shesh.
Njëra nga qytetaret, e revoltuar tha se “i mjeri në këtë mes është populli, i cili ka mbetur në dorë të kryeministrit.”
….
Qytetarët e Elbasanit janë ngritur ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Ata u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit në orës 11:00 dhe përrreth një orë protestuan paqësisht. I pranishëm në protestë ishte dhe nënkryeatri i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe zyrtarë të tjerë lokal të kësaj partie. Qytetarët fikën makinat dhe kërkuan ulje të çmimit të hidrokarbureve dhe mbështetje nga qeveria për të përballuar krizën ekonomike.