Connect with us

REAGIM

Këtu jetojmë, në një botë plot hipokrizi

“Nëse çdo njëri do të vendoste të thoshte të vërtetën, brenda 24 orëve asnjë miqësi nuk do të mbetej e gjallë”

Frojdi kishte të drejtë. Hipokrizia është ajo që e mban shoqërinë në këmbë. Ti si mendon? Pyete veten se sa e përshtatshme është ta shprehësh të vërtetën me zë të lartë. Më mirë hesht, sinqeriteti nuk paguhet kurrë. Nuk të pëlqen x njëri? Mbaje të fshehtë mendimin tënd dhe bëhu i sjellshëm atë.

Pak kohë më parë një miku im, i cili e dinte që nuk pëlqeja një person të caktuar, më pyeti: Po pse nuk e përshëndet dhe përse e shmang?

Ai nuk e kuptonte pse unë nuk mund t’i buzëqeshja dhe të flisja me të si me të gjithë. Gjatë gjithë kohës shoh njerëz, të cilët unë e di se sa shumë e urrejnë njëri-tjetrin, por që pavarësisht kësaj, bëjnë shaka duke komplimentuar njëri-tjetrin, duke shkëmbyer biseda, duke folur me të për familjen dhe punën. Ata gjithmonë  buzëqeshin, por sapo ndahen, fillojmë të flasim keq për njëri-tjetrin. Si mundet, pyes veten, të jem kaq i sjellshëm dhe i dashur me një person, dhe sapo tjetri të largohet, të kënaqem me shpifjet më mizore?

Kështu jetojmë. Kështu është kjo botë. Sepse të jesh civil, do të thotë pikërisht të jesh i zi brenda vetes, i zi si sorra kurse jashtë, i bardhë si pëllumb, vrer në trup e zemër e mjaltë në gojë.

Jam i tejngopur nga e gjithë kjo hipokrizi. Preferoj t’i largoj këta lloj njerëzish nga jeta ime sesa të bëhem si ata. I uroj vetes të mos infektohem nga kjo shoqëri e sëmurë, e cila vazhdimisht preferon mashtrimin sesa sinqeritetin, formën dhe komoditetit në vend të ndjenjës.

Ji i sinqertë me veten, por mbi të gjitha në ndjenjat e tua ji i sinqertë me të tjerët.

Advertisement

TRENDING