Connect with us

Aktualitet

Protestuesit-Ramës: Do kesh fatin e Enver Hoxhës, do tërhiqesh zvarrë

Qytetarët pas tubimit përballë Ministrisë së Brendshme, janë vendosur përpara Kryeministrisë.

Ata kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të riut Lear Kurti në komisariatin nr.3 në Tiranë. Gjithashtu qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje.

“Jepi llogari asaj nënë që kur të zgjohet në mëngjes nuk do të zgjohet me aromën  e djalit të saj. Jepi llogari. Ne nuk harrojmë Edi Rama. Nuk do të harrojmë kurrë se si i bëjë thirrje policisë që të ndihmonte në fushatën elektorale. Do të vijë dita që do të ndëshkohesh. Të paralajmëroj, siç tërhoqën zvarrë Enver Hoxhën , ashtu o të tërheqim zvarrë edhe ty nga karrigia, jo nga busti”, u shpreh një protestues.

Ka përfunduar protesta për vdekjen e të riut Lear Kurti, pas rreth një ore. Qytetarët kanë kërkuar drejtësi për të riun që humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë, duke fajësuar autoritetet për papërgjegjshmëri dhe mungesë transparence.

Protesta nisi rreth orës 19:30 përballë Ministrisë së Brendshme, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministri Bledi Çuçi, duke akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri.

Pas më shumë se 45 minutash, qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjithashtu ata mbajtën një minutë heshtje në nder të të riut.

 

 

Ndër të tjera në përfundim të protestës, ata paralajmëruar se do të ketë edhe një tjetër protestë dhe se ora dhe dita do të njoftohet në rrjete sociale.

Advertisement