Connect with us

Kronike

Zbardhet telefonata që zbuloi vrasësin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 35-vjeçare, me origjinë rumune, është vrarë nga bashkëshorti i saj shqiptar, 42-vjeçari Avni Mecje.

Sipas mediave vendase, policia është vënë në lëvizje nga një telefonatë e marrë nga familjarët e Mecjes, të cilët jetonin në një qytet tjetër nga ai, ku dhe u zbulua trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu i mbuluar me një batanije.

Mecje pas kryerjes së krimit, dyshohet se ka marrë telefonin dhe makinën e gruas së ndjerë dhe është nisur nga Bolzano në drejtim të Shqipërisë.

Në momentin që është larguar me makinë, Mecje ka telefonuar disa familjarë të cilëve i ka thënë se po arratiset drejt vendlidnjes pasi ishte në kërkim. Pikërisht kjo telefonatë ka çuar në zbardhjen e krimit të rëndë dhe trupit të viktimimës.

Advertisement