Connect with us

Kronike

Tragjike/ 64-vjeçarja bie nga ballkoni, humb jetën

Fat tragjik ka pasur një 64-vjeçare, e cila aksidentalisht ka rënë nga ballkoni dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia njofton se në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement