Connect with us

Aktualitet

Berisha dhe Meta bashkë pas 13 vitesh

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë nënshkruar këtë të enjte marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore 2023.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Berisha tha se ky bashkëpunim do i çojë në fitoren e sigurt jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu bindjes se opozita do të jetë fituese në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend

Të pyetur nëse do të mbajnë përgjegjësi nëse humbin në zgjedhjet vendore Berisha tha se humbje ka pasur vetëm me Luzlim Bashën, ndërsa me marrëveshjet që nënshkruan ai sigurohen vetëm fitore.

Në marrëveshje thuhet se referendumi do të jetë angazhim madhor i dy partive. Marrëveshja nënvizon se Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

Dhe se konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

 

Advertisement