Connect with us

Aktualitet

Nis vaksinimi falas për gripin

Teksa në vend janë konfirmuar rastet e para me grip, në vend kanë mbërritur 270 mijë doza të vaksinave kundër këtij virusi. Ndërsa në nëntor do të vijnë vaksinat kundër Covid 19.

Vaksinimi falas për gripin stinor nisi këtë të enjte, dhe do të kombinohet njëherazi me vaksinën përforcuese kundër Covid19, në të gjitha qendra shëndetësore të vendit.

Ministrja e shëndetësisë, Manastirliu shtoi, se sipas OBSH-së, vaksinimi i gripit dhe i Covid19, duhet të kryhet në të njëjtën kohë.

Ndërkohë vendi ynë pritet të marrë nga kompania Pfizer edhe 700 mijë doza të vaksinave të adoptuara kundër Covid, që përfshijnë edhe nënvariantet e reja.

 

Advertisement