Connect with us

Aktualitet

Shqipëria bën hapa pas

Worldjusticeproject, ka bërë një analize për ecurinë e 140 vendeve të cilat janë të lidhura me ligjin dhe drejtësinë, ku shqipëria ka rënë me tre vende në indeks për vitin 2022.

Indeksi për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vendin e 87 mes 140 vendeve teksa në vitin 2021 ajo renditej në vendin e 84.

Indeksi ndërtohet në bazë të disa faktorëve ku i pari është ai i kufizimeve në kompetencat e qeverisë që nënkupton se deri në çfarë pike institucionale dhe kushtetuese limitohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi para ligjit.

Ky faktor përfshin edhe sesa i lirë është shtypi duke mbetur jashtë kontrollit të qeverisë. Në këtë tregues Shqipëria renditet e në vendin 105 mes 140 vendeve ndërsa një vit më parë në këtë tregues renditeshim të 109-et.

Mungesa e korrupsionit është treguesi i dytë që merret në analizë dhe mban parasysh tre forma: ryshfetin, ndikimin e papërshtatshëm nga interesi publik dhe privat dhe shpërdorimi i fondeve publike dhe burimeve të tjera, ku shqipëria renditet në vitin 2022 në vendin e 107 ndërkohë që një vit më parë në atë të 105-të.

Qeveria e hapur është treguesi i tretë dhe merr në analizë aspektin se deri në çfarë pike qeveria është transparente duke ndarë informacion , fuqizon njerëzit me mjete për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë dhe nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimet e politikave publike, në këtë tregues Shqipëria renditet e 84 ndërkohë që një vit më parë në vendin e 82.

Një tjetër treguaes për të drejtat themelore ndalet në atë sesa i respekton shteti të drejtat sipas ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare të njerëzve të tij ku renditemi në vendin e 63 nga vendi i 62 që ishim në 2021.

Advertisement