Connect with us

Politike

Rama sulmon mediat: Doni favore të paligjshme

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar mediat se po dezinformojnë qëllimisht qytetarët dhe se kërkojnë favore të jashtëligjshme. Reagimi i Ramës vjen pas lajmeve që qarkulluen ditën e djeshme në media pas deklaratës së një ish-efektivi të forcave të rendit, i cili u shpreh se çdo ditë 7 punonjës largohen nga Policia. Në një postim në Twitter, Rama iu përgjigjet akuzave të largimit të shqiptarëve nga vendi dhe se banorët, të cilëve iu shemben shtëpitë nga tërmeti nuk kanë marrë akoma banesat e premtuara.

Numri një i qeverisë shtoi se përveç medias që dezinformon dhe kundërshtarët e tij politikë janë përditë të tërbuar dhe të dëshpëruar.

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit. 7 punonjës në ditë ikin nga policia. Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme”, shkruan Rama.

POSTIMI I RAMËS:

Ky reagim vjen pas një interviste të një ish-efektivi policie. Klodian Xhaferri tha për Top Channel se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Fillimisht dorëheqjet masive të efektivëve për shkak të kushteve të punës u denoncuan nga gazetari Artan Hoxha dhe u përforcuan nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë kryeministri Edi Rama, e ciloi një ‘gënjeshtër të ligë’ të kreut të opozitës

Advertisement