Connect with us

Kronike

Atentati në Tiranë, shkak dyshohet hakmarrja

Ky është 39-vjeçari që është ekzekutuar një natë më parë në Tiranë. NTV.AL  ka siguruar foton e 39-vjeçarit Briken Sanaj. Shkak i atentatit dyshohet të jetë hakmarrja, pasi vëllai i 39-vjeçarit kishte plagosur një person në vitin 2012.

Familja e tij jeton në lagjen besëlidhja të qytetit të Lezhës, blloku 11 janari. Vëllai i tij kishte plagosur një person në ishull-Lezhë. Vetë 39-vjeçari ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti.

TIRANË– Briken Sanaj, 39-vjeç nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e sotme (30 tetor) me breshëri plumbash kallashnikovi në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet. Burime për NTV.AL bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë, e cila është larguar menjëherë. Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë, ndërsa burime për gazetarin e NTV.AL a, mësojnë se Briken Sanaj ka marrë 3 plumba në fytyrë dhe është qëlluar nga një distancë e afërt, sapo ka dalë nga garazhi ku kishte lënë makinën. Ai është dërguar në spital nga shoku i tij me një makinë tip ‘Audi’, por 39-vjeçari nuk ka arritur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ai kishte më shumë se një vit që ishte rezident te ‘Kodra e Diellit’, ndërsa nga rojet njihej edhe me emrin si Anton Gjini.

Ndërkohë sipas bluve të kryeqytetit, në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet tip ‘Benz’, me targa ‘AA777GY’, i cili dyshohet se u përket autorëve. Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov. Policia thotë se ka shoqëruar disa persona në polici, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës.

NTV.AL  mëson të tjera detaje nga vrasja e Briken Sanajt. Në dokumentet që ju gjetën me vete, ai rezulton si Briken Sanaj, por nga rojet private të Kodra e Diellit, njihet edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari kishte më shumë se një vit që ishte rezident te Kodra e Diellit.

Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi dhe është takuar me dy a tre shokë të tij. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt me kallashnikov  tre herë nga një makinë tip ‘Benz’, e cila u gjet e djegur në Qafë-Kashar.

Vrasja e 39-vjeçarit në Tiranë, gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar! Dyshohet e autorëve

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin paraprak në lidhje me vrasjen e Briken Sanajt mbrëmjen e sotme në Tiranë.’Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Briken Sanaj, rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Janë shoqëruar disa persona në Polici.Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.’- njofton policia.

Advertisement