Connect with us

Bota

VIDEO/ Të shtëna me armë drejt makinave, alarm kundër terrorizmit

Dy makina që ndjekin BMW-në në arrati dhe një Land Rover Discovery, gjithashtu policia, që përplaset me të në drejtim të gabuar në via Gregorio VII. 

Kështu makina që shkaktoi panik mëngjesin e së dielës së 19 qershorit pranë Vatikanit është bllokuar. I arratisuri, i parë në një video të realizuar nga një banor, nuk pranon të zbresë nga makina. 

Një polic përdor taserin për të imobilizuar burrin, një shqiptar 38-vjeçar. Pranë kolonadës së San Pietro-s, karabinierët, për të bllokuar atë makinë, kishin qëlluar me pistoletë në rrotat e makinës, duke shpuar njërën.

Advertisement