Politike
Dua edhe unë…/Gjuzi shpall kandidaturën për Tiranën
TIRANË- Kujtim Gjuzi ka shpallur kandidaturën zyrtare për kryeqytetin. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkresë vetë kreu i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi adresuar kreut të Rithemelimit Sali Berisha. Përballë në garën brenda Tiranës kreu i Partisë Konservatore do të ketë deputetin e Rithemelimit Belind Këlliçi dhe mjekun ilir Alihmehmeti.
Belind Këlliçi bëri me dije se kishte vendosur që të kandidonte në primaret e Berishës për të qenë ai kandidat nga opozita përballë Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 2023. Në një fjalim të gjatë selia nga e PD, deputeti thotë se vendimin për të kandiduar e mori për të prezantuar një model të kundërt nga kryebashkiaku aktual. Nga ana tjetër mjeku Ilir Alimehmeti ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për primaret, por publikisht ai nuk ka mohuar se nuk dëshiron që të marrë pjesë në garë.
Ndërsa Alihmehmeti, me gjuhën e një mjeku, ka thënë se “Tirana është e sëmurë dhe ta gjithë bashkë duhet ta shërojmë”.
Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit. Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.