Bota
Moska diskuton si dhe kur do përdoren bombat atomike

Shtëpia e Bardhë pranoi se ishte gjithnjë e më e shqetësuar për mundësinë e një sulmi bërthamor rus në Ukrainë. Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë thanë se udhëheqësit ushtarakë rusë po diskutojnë se si dhe kur Moska mund të përdor armë bërthamore në terren.
Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme ruse për “parandalimin e luftës bërthamore” thotë se përdorimi i armëve bërthamore do të justifikohej “vetëm si përgjigje ndaj një sulmi me armë të shkatërrimit në masë” dhe nëse “vetë ekzistenca e shtetit ishte në rrezik”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby i quajti pretendime të tilla si “të papërgjegjshme”.

