Rajon
Vuçiç kërcënon: Amerikanët të…pritet katastrofë
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se shpreson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vendosin që KFOR-i dhe EULEX-i të kryejnë punë policore në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve që të largohen nga institucionet. Në të kundërtën paralajmëron ai, situata mund të përshkallëzojë në katastrofë.
“Mendoj se mund të kontribuojë për paqen. Nëse amerikanët)mendojnë se shqiptarët po e bëjnë këtë dhe nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe vullnetin e popullit, kam frikë se do të çojë në një fatkeqësi,” ka thënë Vuçiç.
Vuçiq tha më 6 nëntor se është e rëndësishme që Serbia të sillet seriozisht dhe me përgjegjësi.
“Po flasim për ndryshime të mëdha tektonike politike. Pas dhjetë vitesh serbët morën vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë tha se është e rëndësishme që Serbia të ruajë paqen dhe stabilitetin. Ai po ashtu tha se ka lajme tw rreme se serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës me urdhër të Beogradit. Në lidhje me targat Vuçiç tha gjithashtu se autoritetet e Kosovës kanë aplikuar opsionin më të keq të mundshëm. Vuçiç po ashtu tha se serbët do të kthehen në institucione kur të formohet Asociacioni i komunave serbe dhe kur të tërhiqet vendimi për tabelat.
“Fillimisht na qorton dhe na poshtëron. Pastaj do t’ju dënojmë financiarisht. Pas kësaj do t’ju konfiskojmë targat dhe më pas veturat tuaja”, tha Vuçiç.
KFOR-i përfaqëson forcën zyrtare të armatosur paqeruajtëse ndërkombëtare nën udhëheqjen e NATO-s, ndërsa EULEX-i është misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve kanë dorëzuar dorëheqjet në vetëqeverisjet lokale në veri të Kosovës, në gjyqësi, polici dhe në Qeveri e Kuvend. Vendimi u mor pasi autoritetet e Kosovës filluan zbatimin e një plani për të riregjistruar automjetet me targa të lëshuara nga autoritetet serbe.