Connect with us

Kronike

Begaj: Britania të hapë konsullata në Kukës për viza

Përplasjet mes dy qeverive, asaj të Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, për çështjen e refugjatëve që shkojnë ilegalisht me gomone, kanë nxjerr nga zyra Presidentin Begaj, ku ai ka shkuar që të shoh nga afër këtë realitet, në qarkun e Kukësit.

Në një prononcim për mediat, presidenti I sapozgjedhur I vendit, ishte I prerë me qeverinë britanike. Sipas tij vendi ynë nuk ka nevojë për këshilla, por të gjendet problemi se çfarë po I shtyn të rinjtë që të largohen.

Kreu i Shtetit Bajram Begaj, i konsultuar apo jo edhe me kryeministrin Edi Rama, duket se ka një zgjidhje konkrete që do të lehtësonte problemin e largimit të të rinjve.

Pas analizimit të problemeve mes Britanisë dhe Shqipërisë, Begaj përcolli edhe një mesazh për tensionet në Veri të Kosovës me Serbinë.

Advertisement