Connect with us

Politike

PS/ S’ka koalicion me asnjë parti për ’14 majin’

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë. Duke iu referuar protestës së thirrur nga Sali Berisha që e mbështet edhe aleati i tij Ilir Meta, kreu i qeverisë zgjedh të mos e komentojë gjatë duke thënë “asnjë minutë e humbur me protestën e atyre që kanë marrë para ruse”.

Nga ana tjetër, mazhoranca do të provojë të marrë sërish e vetme fitoren në të gjitha bashkitë pasi Rama ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të PS me një parti tjetër në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Në daljen e tij për mediat pas mbledhjes të Kryesisë së PS, kryeministri u ndal edhe te debati me Edi Palokën dhe Bujar Leskajn, për të cilët i kërkuan Kuvendit përjashtim për 10 ditë.

Teksa vijon t’i cilësojë ‘bedelë’, ashtu si në Kuvend, Rama thotë me ironi se për pak sa nuk u deh nga era e tyre e alkoolit. Sipas tij, vetëm njerëzit e dehur mund të përdorin fjalor fyes dhe të shara me libër shtëpie në mes të parlamentit. Sa i përket akuzave për portin e Durrësit, projekt për të cilin ka pasur debate në Kuvend dhe përplasje virtuale me Sali Berishën e Ilir Metën, Rama tha se po merret nëpër gojë një investitor që është krenari kombëtare në një nga vendet më të pasura të Dubait.

Duke iu referuar Berishës si ‘non grata’ dhe llum që ndot çdo ditë me prodhimin e tij, kreu i qeverisë u shpreh se zgjedh të mos bëjë muhabete pazari te gabi. Sipas Ramës, projekti i Portit të Durrësit do t’i japë shtetit shqiptar 33% të aksioneve dhe do sjellë një investim që fut Shqipërinë në hartën e turizmit të Mesdheut.

Zgjedhjet vendore, kandidatët dhe mobilizimi në terren ishin në fokus të mbledhjes së Kryesisë së PS që zgjati për më shumë se 2 orë. Kryeministri Edi Rama tha se edhe miratimi i projektbuxhetit 2023 është i rëndësishëm dhe tashmë kanë nisur diskutimin nen për nen.

Rama: Koha do të tregojë që lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se koha do të tregojë që lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë.

“Asnjë minutë e humbur me protestën e atyre që kanë marrë para ruse. Koha do tregojë që lidhja e tyre me paratë ruse nuk janë ndërprerë, keqardhje për ata që i shkojnë nga pas, po tërhiqen nga pas me përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar në këtë vend”, tha Rama.

Paloka dhe Leskaj të dehur në Kuvend? Rama: Për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që iu vinte! Janë bedelë

Duke folur për gjuhën jo etike në parlament dhe ratin e Edi Palokaj dhe Bujar Leskajn që janë akuzuar sit ë dehur në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se “po dehej nga era e alkoolit që u vinte atyre”.

“Ata janë bedelë , në kuptimin e plotë të fjalës, sot është dita për t’i dhënë përgjigje një pyetje, pse paratë ruse u derdhën në Shqipëri për një parti për të rrëzuar qeverinë? Dhe për një parti të opozitës qeveria duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse dhe në këtë moment kur askush nuk çohet dhe thotë që “ky është një trup që ka bërë PD, jam këtu, ‘kisha dijeni, më vjen keq që nuk e besova këtë gjë, kërkoj falje që kam thënë se është komplot i Sorosit me Ramës, se tani është fakt, kështu që për këto arsye, unë ndihem keq dhe distancohem”, nuk e bëri asnjë, jo se kanë marrë para, por se janë bedelë dhe kur nuk e ka kapacitetin moral, për të vënë interesin  eventit vet mbi bedelizmin, është një i pafe, një i paatdhe. Sepse për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që ata kishin pirë dhe vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një parlamenti”, tha Rama.

Koalicion për zgjedhjet vendore? Rama e përjashton si mundësi: Vetëm me qytetarë

Kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni në zgjedhjet vendore të 2023.

“Koalicion? Me qytetarët, po”, tha Rama.

Akuzat për portin e Durrësit, Rama: Marrin nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike personalitetin që ka ndërtuar gjysmën e Dubait! Investimi e fut Shqipërinë në hartën e turizmit

Akuzat për projektin e portit të Durrësit, Edi Rama i ka cilësuar barbare, të shëmtuara dhe ordinere. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS është shprehur se nuk do të merrret me llumin dhe sqaron se shteti shqiptar ka marrë 33% të aksioneve.

“Unë kam parë shumë gjëra të shëmtuara që janë burim neverie në historinë politike shqiptare dhe kjo është një nga më të shëmtuarat. Marrja nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike, më të ulët e një personaliteti të ekonomisë globale, një ndër kompanitë e të cilit është e regjistruar në Abu Dabi ka seli në kullën më të lartë të Abu Dabit, një personalitet që ka ndërtuar gjysmën e Dubait dhe vjen këtu jo se nuk ka punë, por vjen si rezultat i një partneriteti me Emiratet e Bashkuara në një moment tejet të  vështirë kur unë shkova të diskutoj për familjet e goditura nga tërmeti në Durrës dhe kur shpreha pakënaqësinë apo rezervën që pavarësisht gjithë miqësisë e një historie që ka nisur nga lufta në Kosovë kur hapën pistën për të sjellë ndihmat humanitare që solli reagimin e princit të Kurorës në atë kohë duke nxitur këtë investitor që është krenari kombëtare në një nga vendet më të pasura të planetit. I hyhet në mënyrën më barbare, në të shëmtuar, më ordinere e skizofrene nga një non gratë, nga një llum që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum, shtëpitë e shqiptarët, nuk di çfarë të them.

Unë nuk merrem me këto, po ju them që ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike, e cila është e mirë për ty e familjen tënde, është e mirë për të gjithë ju që jeni brez më i ri, për prindërit tuaj se s’është puna që sjell investim prej 2 miliardësh për ndërtimin e portit më të madh të Mesdheut por transformon industrinë tonë të turizmit. Si mundet, ndërkohë që gjithë këto pyetje me çfarë do përfitohet janë legjitime dhe i përkasin diskutimit. Një pjesë e kemi shpjeguar dhe është një investim ku shteti shqiptar nuk ka dhënë por ka marrë njëkohësisht 33% të aksioneve. Një investim i ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në Serbi.  Ne kemi marrë 1% më shumë aksione se ato. Këto muhabete pazari te gabi bëjini sa të doni. Bëhet fjalë për një investim që fut Shqipërinë në hartën e turizmit të Mesdheut që është vaska më e rëndësishme e turizmit në botë. Po kujt ti flasësh? Non gratës apo atyre që i shkojnë nga pronat”, tha Rama.

 

Advertisement