Connect with us

Bota

Ankaraja refuzon ngushëllimet e SHBA-së

Ministri i Brendshëm turk: Nuk e pranojmë ngushëllimin

1668421994_Soylu.PNGTurqia hodhi poshtë të hënën ngushëllimet e SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll që u krye nga grupi terrorist.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizimin me armë të degës siriane të grupit terrorist PKK , YPG në Sirinë veriore.

“Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës së SHBA . Ne e refuzojmë atë”, tha Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në komentet televizive.

Kush është gruaja siriane që hodhi bombën në Stamboll, u trajnua si oficere nga kurdët! Hyri ilegalisht në Turqi

1668417126_we.JPGAhlam Albashir është gruaja që u arrestua pasi dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz që shkaktoi 6 viktima në Stamboll. Gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar lidhjen me kurdët.

Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

 

Advertisement