Kronike
Durrës/ Bie punëtori nga kati i tretë

Një punëtor ka rënë nga kati i tretë i një banesë ditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku punëtori ka humbur shumë gjak në vendin ku ra.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Për shkak të lartisë së madhe dhe gjakut të humbur, punëtori ndodhet në gjendje kritike për jetën.

