Connect with us

DOSSIER

Seks, orgjira dhe drogë/ Historia e Yllit që e vranë barbarisht

Seks, orgjira dhe drogë në rrugën drejt lavdisë, para vdekjes së saj nga “Familja” e Charles Manson.

Sharon Tate do të mbetet përgjithmonë në botë e njohur si ylli në rritje i pafat i Hollivudit, gruaja shtatzënë e burrit të saj tradhtar, Roman Polanski, që gjeti vdekjen nga ndjekësit e Charles Manson.

Gjysmë shekulli pas masakrës së saj, filmi i Quentin Tarantino, “Once Upon A Time in Hollywood” paraqet një portret tjetër të aktores së larguar padrejtësisht, si të një sirene të bukur të ekranit të madh, duke bërë bujë në hapat e saj të parë në rrugën drejt lavdisë…

Filmi, megjithatë, fsheh shumë nga sekretet e errëta të asaj, që ra viktimë shfrytëzimi nga industria maskiliste e Hollivudit të viteve 1960, e apasionuar pas dashurisë së lirë, seksit dhe drogës.

Sipas një biografie të Sharon Tate, Polanski e shtynte të angazhohej në trekëndësha dashurie dhe kaseta seksi amatore, ndërsa nuk nguronte ta tradhtonte, një përvojë makthi, shumë larg ëndrrave që ushqente aktorja në fëmijërinë dhe adoleshencën e saj për “Mekën e Kinematografisë”.

Sipas biografit të saj Edd Sanders në librin “Sharon Tate në “Luginën e Kukullave” të vitit 1967″, aktorja ra viktimë e përdhunimit në moshën 17 vjeçare nga një ushtar, ndërsa jetonte në Itali ku shërbente babai i saj, një përvojë tragjike që dëmtoi psikikën tashmë të brishtë dhe të ndrojtur të saj, të papërgatitur për botën e ashpër, të mbizotëruar nga maskilismi i Hollivudit adoleshent.

Paraqitja e saj e parë në ekranin e madh erdhi dy vite më vonë, në vitin 1962, në filmin “Hemingway Adventures As A Young Man”, protagonisti i të cilit Richard Bremer, më i madh se ajo 29 vite, i sillej rrotull duke i gjetur një agjent dhe duke zbuluar anën e errët të “Mekës së Kinematografisë”.

Fejesa e saj me aktorin francez Philippe Forquet ishte aq episodike, sa që qarkulluan zëra për rrahje të egra, ndërsa disa herë përfundoi në spital.

Njohja dhe martesa me Polanskin

Producenti Martin Ransochov, me të cilin kishte nënshkruar një kontratë shtatë vjeçare në vitin 1963 duke i premtuar se do ta bënte yll të nivelit të parë, kërkonte që Sharon Tate t’i jepte fund marrëdhënies së saj me Forquet, të cilën ajo e bëri, që të bjerë në prehër të Steve McQueen para se të dashurohej me parukierin e të famshëve Jay Sebring. Lidhja e tyre zgjati katër vite, por u prish pasi Sebring nuk ishte i gashmëm të martohej me të.

Ishte atëherë kur Roman Polanski hyri në jetën e saj. U njohën në Londër, ku punonin, u lidhën dhe filluan të marrin së bashku substanca narkotike.

Në filmin e parë që xhiruan së bashku në vitin 1967, “The Fearless Vampire Killers”, regjisori i kërkoi të xhironte një skenë 70 herë derisa të kënaqej me rezultatin, ndërsa këmbëngulte të shfaqej Sharon Tate lakuriq në film, gjë e paimagjinueshme për moralin e kohës.

Polanski dha më pas fotografi nudo të saj për Playboy, për publikim, hapi i parë në kërkesat seksuale të përdhunuesit të një adoleshenteje, që ende kërkohet në SHBA.

Sipas Edd Sanders, Polanski filmonte orgjitë në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë e Sharon në Los Angeles, në të cilat shtynte aktoren të merrte pjesë.

Madje dyshohet se shfaqte videot në festa me disa nga miqtë e tij të famshëm.

Që nga hera e parë që u takua me Sharon Tate, Polanski pati një rol mbizotërues në jetën e saj.

“I thoshte se çfarë rrobash duhej të vishte, çfarë make-up i pëlqente, çfarë e neveriste”, tha mikesha e aktores, Joanna Pennett.

Pas martesës së saj me kineastin polak në vitin 1968, Tate shpresonte që lidhja e tyre do të hynte në një fazë tjetër, por ai priste që gruaja e tij të pranonte faktin se ai dëshironte dashnore të tjera.

Kur Sharon mbeti shtatzënë në vitin 1968, Polanski duket se i kërkoi të bënte abort, dhe kur ajo refuzoi, pushoi së përmbushuri detyrimet e tij martesore dhe u lidh me këngëtaren e “The Mamas & The Papas”, Michel Phillips.

Ndërkohë, fama e Sharon Tate ishte përhapur në industrinë e argëtimit pasi ishte bërë një nga aktoret e reja shumë premtuese me shfaqjen në filmin legjendar “Valley of the Dolls”, deri më 9 gusht 1969, kur ajo u vra brutalisht në banesën e vet nga ndjekësit e Charles Manson.

 

Advertisement