Connect with us

Politike

Kryemadhi: 800 mln lekët e inceneratorit të Tiranës kë kanë financuar

Monika Kryemadhi e cila ka denoncuar shpeshherë aferën e inceneratorëve, ka reaguar sërish në një status në Facebook.

Kryemadhi shprehet: Qenkan mbushur mediat me lajme se inceneratorët kanë paguar bileta avioni për zyrtarët e shtetit. Po 800 milionë lekët që ka harxhuar inceneratori i Tiranës për udhëtime, kanë financuar ndonjë fluturim VIP, për ndonjë ministër dhe deputet Rilindas, apo për shoqërueset e tyre?

316223109 678396166988783 5243691798677695530 N

Ky reagimi i Kryemadhit vjen pasi u zbardhën disa nga udhëtimet që bosët e incenertorëve bënë me me supervizorin Arben Dervishaj, ish-deputetin socialist Alqi Bllako si dhe ish-drejtoreshën e dhënies së koncesionit Etleva Kondi.

“Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion më datë 11 prill 2017 nga Rinasi në drejtim të Torinos në Itali. Me datë 12 prill është kthyer nga qyteti i Romës në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej ndërmjeti Juventusit dhe Barcelonës. Bileta për të ndjekur ndeshjen në shumën prej 2250 eurosh është paguar nga Klodian Zoto”, thuhet në dosje.

Një tjetër udhëtim është i datës 10 qershor 2017, ku Dervishaj nga Rinasi ka fluturuar drejt Stambollit, e prej andej në Tel Aviv në Izrael.

Advertisement